Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasada e SHBA-ve: Zhgënjim, për mosmiratimin e ligjit për Gjykatat Administrative
English

Ambasada e SHBA-ve: Zhgënjim, për mosmiratimin e ligjit për Gjykatat Administrative

Tiranë, 6 tetor, NOA – Një javë pas mosmiratimit të ligjit për Gjykatat Administrative në Kuvendin e Shqipërisë, i kërkuar në formë ultimative nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amërikës në Tiranë, ka bërë që shteti amerikan të tërheqë fondin amerikan për ngritjen e shtatë Gjykatave Administrative, një fond prej afro 16 milionë dollarësh.

Në një deklaratë për shtyp, Ambasada Amerikane ka shprehur sot zhgënjimin e saj për dështimin në miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative, një afat i vendosur deri më 30 shtator.

“Ligji për Gjykatat Administrative u ndërtua për të ulur mundësitë për korrupsion, për të përmirësuar transparencën në sistemin gjyqësor, për të përforcuar sundimin e ligjit, për të rritur besimin e qytetarëve në institutionet publike, si dhe përafrimin e mëtejshëm të sistemit gjyqësor të Shqipërisë me standardet e kërkuara për integrimin në Bashkimin Europian. Ligji ishte identifikuar si një kërkesë e rëndësishme për Shqipërinë dhe ka pasur mbështetje të gjerë nga partitë politike dhe komuniteti i biznesit”, shkruan në deklaratën për shtyp ambasada e SHBA-ve.

Ambasada bën me dije se “Veprimtaritë e planifikuara më parë, që tani nuk do të vihen në zbatim nga Sh.B.A-të përfshijnë instalimin e një sistemi elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, blerjen e pajisjeve, mbikqyrjen e sesioneve fillestare të trajnimit, si dhe kryerjen e një fushate ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët”.

Mosmiratimi i këtij ligji do të ndikojë, thuhet në njoftimin e ambasadës, edhe ndonjë shqyrtim në të ardhmen të “Statusit të Kompaktit” të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit si dhe mundësitë përkatëse për financim.

Duke ndeshur në kundërshtitë mes dy forcave politike në vend, për hir të akuzave të ndërsjella, vetë ambasada e ShBA-ve ishte angazhuar aktivisht me të dy partitë duke kërkuar mbështetjen e tyre për miratimin e këtij ligji, andaj sipas ambasadës, janë për tu vlerësuar “masat e marra nga shumica parlamentare për të kërkuar miratimin”, ndërsa “është për të ardhur keq që opozita zgjodhi të mos votonte projektligjin”, shkruhet më tej në njoftimin e ambasadës.

Madje, ambasada e SHBA-ve, shpreh edhe keqardhjen, që kjo mungesë e legjislacionit të nevojshëm për Gjykatat Administrative kërkon tërheqjen e mbështetjes për një nismë të identifikuar si e rëndësishme nga të gjithë shqiptarët.

Ajo i ka rikujtuar politikës shqiptare se “Populli amerikan ka qenë bujar me ndihmën e tij të thellë për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë, pasi qysh nga viti 1991, Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbi 700 milionë dollarë ndihma për Shqipërinë, përfshirë këtu programe të përqendruara mbi pakësimin e korrupsionit, çuarjen përpara të shtetit ligjor, forcimin e institucioneve demokratike, përmirësimin e kujdesit shëndetësor, promovimin e sigurisë më të madhe, si dhe sigurimin e zhvillimit të vazhduar ekonomik”.

Ky mesazh i ambasadës së SHBA-ve vjen pikërisht një javë pas ultimatumit të SHBA-ve për miratimin e ligjit për Gjykatat Administrative, që mbahet peng nga opozita në kuvend, prej dy vjetësh.

Ishte kreu i Grupit Kuvendor të socialistëve, Gramoz Ruçi që para një jave e kushtëzoi miratimin e këtij ligji në kuvend, që kërkon një shumicë parlamentare të cilësuar prej 3/5, me miratimin në kuvend të një nisme për nisjen e hetimit të zgjedhjeve dhe vendosjen e një afati të pakushtëzuar për komisionin hetimor, që do t’i hetojë ato.

Ky vendim i socialistëve u cilësua si absurd nga pozita, pasi ishte e padobishme të kushtëzoje miratimin e një ligji që i vlen biznesit, me interesat partiake të opozitës.

mit/NOA
KOMENTE