Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestimi i kancelares, Policia e Shtetit flet për operacionin “Liria në Provë”
English

Arrestimi i kancelares, Policia e Shtetit flet për operacionin “Liria në Provë”

Lexoni detajet e plota të hetimit

Tiranë, 6 Tetor 2010 NOA Update - Operacioni policor i koduar “Liria Në Provë”, i cili u zhvillua sot, u finalizua pas një hetimi intensiv 11 mujor dhe në kuadër të tij u bë i mundur arrestimi i 4 personave.

Ata janë:

1. Adriana Halim Xeba, 45 vjeç, lindur në Ersekë dhe banuese në Tiranë, me detyrë inspektore e regjimit të brendshëm të Spitalit të Burgut pranë QSUT-së.

2. Flutura Kurt Meço, 40 vjeç, lindur në Krujë dhe banuese në Tiranë, me detyrë Kancelare e Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Krujë.

3. Almir Izaet Meço, 46 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, me profesion avokat, i cili është dhe bashkëshorti i kancelares së Gjykatës.

4. Edmond Rami Kalaja , vjeç 48, lindur dhe banues në Shkodër, me biznes privat, lidhje e të dënuarve.

Arrestimi i tyre është bërë për veprat penale të “korrupsionit aktiv dhe pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 244 dhe 245/1 të Kodit Penal.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë angazhuar në veprimtari korruptive duke ndërmjetësuar dhe duke siguruar ndërhyrje përkundrejt shpërblimeve ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe funksionarëve të drejtësisë, në favor të personave të dënuar.

Hetimet do të vijojnë intensivisht edhe në ditët në vazhdim për vënien para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në veprime korruptive dhe shkelje të tjera penale.

Bëhet e ditur se operacioni u krye nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Korrupsionit Tiranë.

e.r/NOA

Lexoni detajet e plota të hetimit

KOMENTE