Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet Kancelarja e Gjykatës së Rrethit, historia e plotë e abuzimit
English

Arrestohet Kancelarja e Gjykatës së Rrethit, historia e plotë e abuzimit

Tiranë, 6 tetor 2010 NOA - Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ekzekutuar vendimet për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit Flutura Meço me detyre Kancelare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, Almir Meço avokat, Adriana Xeba dhe Edmond Kalaja të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/2 i Kodit Penal.

Sipas akuzës, Flutura Meço me detyrë kancelare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, në bashkëpunim me Almir Meço, bashkëshorti i saj dhe avokat i licencuar si dhe me shtetasen Adriana Xeba, kanë marrë para nga persona të dënuar për pranimin e kërkesave të tyre në gjykatë. Këto para janë marrë me qëllim që të influenconin në dhënien e vendimit nga gjyqtarët.

Almir Meço duke shfrytëzuar njohjet e bashkëshortes së tij, Flutura Meço, me detyrë kancelare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, së bashku me shtetasen Adriana Xeba, kanë marrë para nga persona të dënuar për pranimin e kërkesave të tyre në gjykatë. Rasti më i dokumentuar është ai me shtetasin Edison Harizaj, të cilit Almir Meço i ka marrë 9.5 milionë lekë të vjetra.

Një pjesë e këtyre parave i është dhënë nga Adriana Xeba, ndërsa pjesa tjetër, nga të afërm të Edison Harizajt.

Lidhjet me Edison Harizajn janë mbajtur nga Adriana Xeba deri në fillim të muajit korrik.

Pas këtij momenti, Almiri ka hyrë në lidhje të drejtpërdrejtë me Edison Harizajn dhe të afërm të tij. Gjithashtu prej Almirit është insistuar që shuma e parave të merrej e gjitha para dhënies së vendimit në dt. 23.07.2010.

Shtetasja Adriana Xeba, duke qenë punonjëse në I.E.V.P ka patur kontakte me shumë persona të dënuar të cilët janë të interesuar për pranimin e kërkesave të bëra prej tyre. Nga të afërm të Edison Harizaj është marrë shuma prej 11 milion lekësh te vjetra. Adriana ka shfrytëzuar njohjen që kishte me shtetasen Flutura Meço me detyre kancelare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Kjo e fundit, për ta kamufluar këtë aktivitet ka lidhur Adrianën me të shoqin, shtetasin Almir Meço, i cili është avokat i licensuar.

Edmond Kalaja ka marrë paratë për ryshfetin nga Fatmir Harizaj, i ati i Edison Harizajt. Gjithashtu ka mbajtur dhe paratë e sjella nga të afërm të Saltino Basha dhe Enton Nika, një pjesë e të cilave i janë dhënë më pas shtetases Adriana Xeba. Lokali i shtetasit Kalaja ka qene si një lloj “agjencie” ku silleshin lekët të cilat më pas shpërndaheshin.

e.r/NOA

KOMENTE