English

Eurodeputetët, Topallit në Gjenevë: Vendimi për heqjen e vizave, do jetë pozitiv

Gjenevë, 6 tetor, NOA – “Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar pozitiv për liberalizimin e vizave me Shqipërinë”.

Ky ka qenë pohimi që raporteri i Shqipërisë në Parlamentin Evropian Nikolas Choutis, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, presidenti i grupit të Partive Popullore Europiane Joseph Daul dhe eurodeputetja e grupit politik të liberal-demokratëve Annemie Neyts, i kanë drejtuar njëzëri kryeparlamentares Jozefina Topalli gjatë takimeve të përbashkëta në Gjenevë, ku ajo ndodhet për takimin e Unionit të Parlamenteve.

Aty ajo ka zhvilluar takime intensive me përfaqësues të lartë të Parlamentit Evropian për të siguruar një mbështetje sa më të gjerë për heqjen e vizave

E përveç lobimit për heqjen e vizave, ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për besimin që eurodeputetët kanë shprehur tek shqiptarët si dhe mbështetjen që interlokutorët i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave.

Nga ana e saj, eurodeputetja sllovene, Tania Fajon i shprehu kryetares së Kuvendit optimizmin e saj lidhur me atmosferën pozitive në Parlamentin Europian ndërsa shprehu kënaqsinë që mbi raportin e saj për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë eurodeputetët nuk kanë bërë asnjë amendament.

Po kështu, vlerësoi ajo, pozitiv do të jetë edhe debati që PE do të zhvillojë sot mbi procesin e regjimit pa viza.

Topalli i komunikoi më pas asaj faktn se vota në Parlamentin Europian është një votë që do regjistrohet në historinë e kombit shqiptar, si një votë që hap dyert, që jep të gjitha shanset, për t’i dhënë dimensionit të lirisë një përmasë krejt tjetër në kuptimin e lëvizjes së lirë.

“Kjo, shënon një ngjarje historike për një vend dhe një komb që ka qenë prej më shumë se një shekull i izoluar me popullsinë me moshë mesatare më të re në Evropë. Të rinjtë shqiptarë përdorin internet dhe lidhen me tërë botën në mënyrë virtuale por tani ka ardhur koha që ata të lëvizin për t'u shkolluar dhe studiuar jashtë. Nesër është një ditë historike në kuptimin real. Nesër vota në Parlamentin Europian është një votë që do regjistrohet në historinë e kombit tonë, si një votë që hap dyert, që jep të gjitha shanset, për ti dhënë dimensionit të lirisë një përmasë krejt tjetër në kuptimin e lëvizjes së lirë. Që të gjithë shqiptarët e meritojnë!”, - u shpreh kryetarja e Kuvendit.

n.e/NOA

KOMENTE