Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditet me armë zjarri vetura e diplomatit anglez
English

Goditet me armë zjarri vetura e diplomatit anglez

Jemen, 6 tetor NOA - Në Santa’a, në kryeqytetin e Jemenit, është goditur automjeti i një diplomati të ambasadës angleze. Të plagosur, mbetën tre persona, mes të cilëve njëri ishte në bordin e makinës.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të Qatar Al Jazeera. Ditën e martë policia kishte shpallur një gjendje alarmuese pasi ishte lajmëruar për sulme të mundshme terroriste.

Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes, është bërë e ditur se raketa ka goditur veturën, e cila pas goditjes është përplasur me një grua që ishte duke ecur me fëmijën e saj. Momentalisht të dy ndodhen të shtruar në spital.

I plagosuri i tretë, sipas shtypit arab të Al-Jazeera, ka qenë pikërisht një ndër personat në bordin e veturës së diplomatit.

Bëhet fjalë për një anëtar që ishte ulur përpara dhe momentalisht ndodhet në një gjendje shoku.

Atentati ka ndodhur shumë pranë ambasadës dhe hotelit Azal, në të njëjtin vend ku më 26 prill një kamikaz kishte tentuar të vriste ambasadorin britanik Timothy Torlot. Sulmi u hakmor menjëherë nga Al Kaeda.

r.b/NOA

KOMENTE