Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD, deputetit Xhafaj: Heshtja s’të shpëton nga përgjegjësia
English

PD, deputetit Xhafaj: Heshtja s’të shpëton nga përgjegjësia

Tiranë, 6 tetor, NOA – Në vijim të akuzave, deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara i ka kujtuar edhe njëherë deputetit socialist, Fatmir Xhafaj që të përgjigjet lidhur me akuzat e artikuluara ndaj tij, që dëshmojnë se i vëllai i deputetit Xhafaj ka qenë i burgosur për trafik droge në Itali.

“Zoti Xhafa! Ti ke zgjedhur të mos flasësh, por kjo nuk të ndihmon dhe as të shpëton nga përgjegjësia. Është e vërtetë se ato mund të jenë pyetje pak të sikletshme, por ti ke detyrimin, që të japësh një shpjegim për publikun dhe zgjedhësit e tu”, tha deputeti Cara.

Deputeti demokrat i ka ripërsëritur pyetjet kolegut opozitar Xhafaj, ku i bën me dije përveç faktit se i vëllai ka bërë burg në një nga vendet e BE-së, porse në kohën kur ishte ministër, Xhafaj paskësh ndërhyrë për lirimin e tij nga pozicioni i ministrit.

“Zoti Xhafa! Ti nuk duhet të ndjekësh shembullin e kryetarit tënd, i cili ka heshtur si ndaj aferave të ngjashme, për lidhje të tmerrshme me klanet e drogës, ashtu edhe ndaj skandalit të 20 përqindëshit, që ka plasur kohët e fundit”, bëri apel deputeti demokrat.

Ai e siguroi deputetin Xhafaj se deputetët demokratë nuk do të lodhen së ripërsërituri pyetjet ndaj deputeti socialist, me qëllim që ky i fundit të përgjigjet.

mit/NOA
KOMENTE