Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama nga Gramshi: Ky pushtet i zhytur në korrupsion, ndalet veç me protesta
English

Rama nga Gramshi: Ky pushtet i zhytur në korrupsion, ndalet veç me protesta

Gramsh, 6 tetor, NOA – Në ndalesën e radhës të turit “Largohu”, Shqipëria kërkon Transparencë, Drejtësi, Zhvillim, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u ka bërë thirrje simpatizantëve gramshiotë t’i bashkohen protestave të opozitës pasi vetëm përmes tyre mund të ndalin vjedhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, vjedhje që u realizuan për t’u vjedhur e gjithë pasuria publike e Shqipërisë.

“U vodhën zgjedhjet për të zhvatur çdo ditë një pjesë të atdheut tonë të përbashkët. Ky pushtet i kalbur dhe i zhytur në korrupsion mund të ndalet veçse me protesta, me fuqinë e popullit, pasi ky pushtet i pavotuar nuk ka më frikë nga shqiptarët pasi mendon se do të vjedhë sërish vota për të vazhduar i qetë grabitjet e tij”, deklaroi shefi i opozitës nga Gramshi.

Duke iu referuar akuzave me fakte për korrupsion e përfshirje në afera kriminale, kreu i socialistëve, theksoi se “Ju e shikoni sesi ministrat me radhë janë të përfshirë në vepra korrupsioni shpeshherë të papërfytyrueshme”.

“ Ju e shikoni sesi edhe burgjet janë kthyer në aktivitete fitimprurëse për drejtorë, që dënohen për korrupsion, shfajësohen për shërbime ndaj pushtetit, riemërohen për të vazhduar të bëjnë korrupsion dhe jo më me përmasa të vogla, por me përmasa që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve, duke u dhënë leje njerëzve që janë dënuar nga gjykata e krimeve të rënda dhe që nuk kthehen më në burg”, tha Rama duke nënvizuar këtu se lidhur me këtë @ështje nuk japin llogari ende as Ministri i Drejtësisë, as Ministri Brendshëm.

Ai vuri theksin edhe në akuzat për zëvendësdrejtorin e Policisë së Shtetit, Agron Kuli@aj, duke theksuar papërgjegjshmërinë e ministrit të Brendshëm, i cili sipas Ramës, “krihet dhe del sikur reciton përpara pasqyrës për të na treguar se policia e tij qenka e gjitha në krye të detyrës, ndërkohë që as më shumë e as më pak, po zv. Drejtori i Përgjithshëm i policisë është i akuzuar drejtpërdrejtë nga një ministër i qeverisë së Sali Berishës për organizimin dhe koordinimin e një veprimtari të tmerrshme kontrabande dhe korrupsioni”.

Kryetari socialist shprehu vendosmërinë se “PS do të vazhdojë të bëjë transparencë mbi çdo akt korruptiv të pushtetit, dhe nuk do të ndalet pavarësisht gjithë llumit e baltës që pushteti hedh çdo ditë duke sharë e shpifur në adresë të socialistëve.

"Kjo ndodh vetëm nëpër republika ku nuk ka demokraci funksionale, po ku ka një pushtet që e sundon popullin e vet pikërisht sepse nuk e lë të zgjedhë. Për këtë arsye ne duhet të rimarrim në dorë fatin e atdheut tonë duke rimarrë në dorë votën si një të drejtë që ne nuk e negociojmë dhe si një liri që ne nuk e shesim për asnjë arsye dhe është një arsye e mjaftueshme liria dhe e drejta për të votuar që ne të jemi në protesta të pandalshme deri sa ta largojmë këtë qeveri nga rruga e zhvillimi tonë”, u tha kryesocialisti Rama, simpatizantëve socialistë në Gramsh.

mit/NOA

KOMENTE