Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Rrjeti i punësimit social integron përmes punës të rinjtë në nevojë
English

Rama: Rrjeti i punësimit social integron përmes punës të rinjtë në nevojë

Tiranë, 6 tetor, NOA – Bashkia e Tiranës me mbështetjen e PNUD dhe Fshatit SOS ka inauguruar sot ngritjen e Rrjetit për Punësim Social përgjatë vitit 2011, që ka si qëllim integrimin e të rinjve të papunë dhe rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit.

I pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama theksoi se kjo qendër do të shërbejë për të integruar të rinjtë që t’i çojnë përpara ëndrrat e tyre përmes durimit, këmbënguljes dhe pasionit.

“Ky Rrjet i Punësimit Social që po krijojmë është një nga shembujt më të shkëlqyer të përpjekjeve brenda shoqërisë, për të ngritur ura që lidhin njerëzit më në nevojë, njerëzit e braktisur, njerëzit që ndihen vetëm, me shoqërinë përmes edukimit dhe punësimit. Ne kemi bërë përpjekje të pareshtura, por nuk mjafton asnjëherë për të ndalu”, tha Rama.

“Ne kemi mësuar qoftë nga të rinjtë e Qendrës “Don Bosko”, qoftë nga organizata “Në dobi të Gruas Shqiptare”, nga Qendra “Emanuel”, se të jetuarit dhe të punuarit drejtpërdrejt në territor aty ku janë plagët reale sociale i bën këto organizata shumë të dobishme për ne, në pikëpamje të njohjes që kanë, por edhe shumë të vyera në përpjekjen tonë, sepse eksperienca u jep mundësi që të na ndihmojnë për t’i bërë gjërat shumë më mirë dhe për të bërë akoma më shumë gjëra”, shtoi kryebashkiaku Rama.

Zoti Rama e vuri theksin në domosdoshmërinë që rrjeti i punësimit social t’i bëjë një apel dhe të gjithë të tjerëve, të gjithë atyre që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në sfidën për të rritur vetëdijen e kësaj shoqërie në të gjitha aspektet, duke nënvizuar se “puna është themeli i gjithçkaje, që lidhet me cilësinë e jetës në një shoqëri, sepse pa punë e kemi të pamundur të integrohemi si të qytetarë të barabartë të Evropës.

Rama bëri me dije se “ky Rrjet i Punësimit Social nuk do të zgjidhë të gjithë problemet e punësimit dhe ndoshta do të zgjidhë modestisht disa prej tyre, por nga ana tjetër ne besojmë në forcën e shembullit, në domosdoshmërinë e shembujve më të mirë në këtë shoqëri ku ka nevojë për pika referimi”.

Në këtë kontekst kryebashkiakut Edi Rama i erdhi ndërmend një shprehje e Nënë Terezës, që thoshte “Në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri”.

Krijimi i Rrjetit për Punësim Social u mundësua përmes një Marrëveshjeje të nëshkruar nga 8 organizata të rëndësishme në fushën e formimit profesional dhe punësimit social si dhe Bashkisë së Tiranës, e cila merr përsipër rolin e ndërmjetësit midis kategorive në nevojë (gra, të rinj dhe komunitet rom kryesisht të pashkolluar, pa formim profesional dhe të papunë) dhe qendrave dhe agjensive në fjalë.

Me ngritjen e Rrjetit për Punësim Social, Bashkia e Tiranës u kërkon ofruesve të formimit profesional dhe punësimit, të vazhdojnë të kenë në fokus të tyre trajnimin profesional dhe punësimin e të rinjve, grave me probleme sociale, personave me aftësi të kufizuar, jetimëve, romëve dhe ish-të droguarve, si kategoritë sociale, që kanë më shumë vështirësi aksesi në tregun e punës e si rrjedhojë kanë nevojë për më shumë mbështetje.

mit/NOA

KOMENTE