English

Tetori Gjerman sjell ekspozitën për Evropën e re

Tiranë, 6 tetor, NOA - Në kuadër të Tetorit Gjerman, i cili ka nisur me një sërë aktivitetesh në të gjithë Shqipërinë, të enjten, më datën 7 tetor, në Galerinë Zeta do të hapet ekspozita: “Kthimi në të ardhmen - nisja drejt një Evrope të re”.

Pjesëmarrësit e saj janë të rinj të moshave të ndryshme, të cilët shprehen nëpërmjet formave të ndryshme të artit, duke u përpjekur të bashkëbisedojnë, nëpërmjet kësaj ekspozite.

Çfarë është demokracia për ju?

Si mund të merrni pjesë në aktivitetet sociale?

Çfarë pritshmërish iu plotësuan prindërve tuaj pas përmbysjes të sistemit? Cilat ëndrra nuk u plotësuan?

Çfarë do të bënit ndryshe tani, nëse do të ishit politikanë dhe si do të ishte demokracia në Shqipëri pas 20 vjetësh?

Këto janë disa nga pyetjet me të cilat janë marrë të rinj, studentë, shoqata dhe klasa nga shkolla të ndryshme në kuadër të konkursit "Të përfshihemi! 20 vjet demokraci në Shqipëri".

Për t'u dhënë të rinjve një liri sa më të madhe në punën e tyre krijuese mbi temën, ata u lejuan të zgjedhin vetë formën e punës: prezantime multimediale, reportazhe, artikuj, ese, intervista me dëshmitarë dhe aktorët të ndryshimit, dëshmi të ndodhive të përjetuara, piktura, karikatura, prodhime video.

Rezultatet e projektit do të paraqiten në një ekspozitë dhe punët më të mira do të shpërblehen.

Të rinjtë do të diskutojnë në një forum me politikanë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë mbi atë ç’farë është arritur që nga përmbysja e sistemit në Shqipëri dhe mendimin, që kanë ata për të ardhmen e demokracisë në Shqipëri.

m.s/mit/NOA
KOMENTE