Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes joshësi më i madh, kishte 130 gra, 80 divorce dhe 210 fëmijë
English

Vdes joshësi më i madh, kishte 130 gra, 80 divorce dhe 210 fëmijë

Kenia, 6 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Kenia i thotë lamtumirë një joshësi tepër të madh, Asentus Ogwella Akuku, i njohur me nofkën “Danger”, për suksesin e arritur me femrat, ku në 92 vite jetë ai ka pasur 130 bashkëshorte, 80 divorce dhe 210 fëmijë.

Në moshën 22-vjeçare, siç tregohet nga shtypi vendas, ishte martuar 5 herë dhe kur mbushi 35-vjeç ato arritën në kuotën e 45 të tilla.

Dasma e tij e fundit u krye në moshën 79-vjeçare. Në shtëpinë e tij në Ndhiwa, krahas 12 varreve të partnereve të tij që janë ndarë nga jeta, janë dhe 46 vejusha të tjera.

Nga fëmijët e tij të shumtë, 35 meshkuj dhe 20 femra janë ndarë nga jeta.

“Babai im pësoi një goditje dhe menjëherë u transportua në spitalin e San Camillo të Karungu, në distriktin e Nyatike, ku kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan menjëherë”, - tha Tom Akuku.

“Më pas u transferua në Kisumu. E futën menjëherë në terapi intensive, por nuk kishte vende dhe e lëvizëm sërish në New Nyanza”, - shtoi ai.

“Jam magnetik asnjë femër nuk mund të më rezistojë”, - kishte thënë në një deklaratë të tijën disa vjet më parë Asentus Ogwella Akuku.

r.b/NOA

KOMENTE