English

Zhbllokohen tenderat për ministrinë e Shëndetësisë dhe Arsimit

Tiranë, 6 tetor, NOA – Pas bllokimit të përkohshëm që u bëri tenderimeve pak javë më parë, qeveria me anë të një vendimi të posaçëm të marrë ditën e sotme, ka vendosur t’i zhbllokojë ato për dy institucione kryesore si ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit.

“Përjashtimisht, lejohet Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe instituconet e saj të varësisë, si autoritet kontraktore, të vijojnë normalisht kryerjen e procedurave të prokurimit dhe lidhjen e kontratave për disa projekte dhe shërbime”, thuhet në këtë vendim të qeverisë.

Duke saktësuar se lejohet kështu tenderimi për blerjen e pajisjeve elektronike të laboratorëve të informatikës për arsimin e mesëm profesional, ai për blerjen e librave artistikë për krijimin e fondit të bibliotekave për vitin shkollor 2010, në të gjitha drejtoritë rajonale arsimore dhe zyrat arsimore në rrethe, për blerjen e mallrave, shërbimeve, rikonstruksioneve dhe ndërtimit të objekteve në institucionet e arsimit të lartë, të cilat kanë si burim financimi fonde nga të ardhurat dytësore apo donatorët, për blerjen e mallrave, shërbimeve, rikonstruksioneve dhe ndërtimit të objekteve në institucionet e sistemit të arsimit dhe njësitë e pushtetit vendor, të cilat kanë si burim financimi, fonde në kuadër të projektit “Cilësi dhe barazi në arsim” etj.

n.e/NOA

KOMENTE