English

Aksident i rëndë tragjik afër Gjirokastrës, 5 të vdekur dhe 1 të plagosur

Gjirokastër, 7 tetor, NOA Update – Plot pesë persona të vdekur dhe 1 i plagosur dyshohet se ka qenë bilanci i shënuar gjatë një aksidenti rrugor fatal pak minuta më parë, në aksin rrugor Gjirokastër-Valare.

Lajmi i dhënë në mënyrë paraprake nga burimet policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe ajo është shkaktuar nga përplasja e dy makinave me njëra-tjetrën, prej së cilës e kanë pësuar pesë pasagjerët.

Këta të fundit, dyshohet se kanë qenë 3 femra dhe 2 meshkuj, të cilët udhëtonin me mjetin tip Mitsubishi, me targa GJ 14 10 B.

Ky automjet është përplasur me një Benz me targa të Gjirokastrës 94 73 A, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vërteta që e kanë shkaktuar atë.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat e aksidentit për të zbuluar shkaqet e vërteta të tij... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE