Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Facebook: Jo më foto provokuese dhe fjalor të pakontrolluar
English

Facebook: Jo më foto provokuese dhe fjalor të pakontrolluar

Uashington, 7 tetor, NOA – Facebook, rrjeti i njohur shoqëror i netuorkut ndryshon fytyrën e tij duke i dhënë një goditje të mprehtë defekteve të deritanishme me qëllimin e mbrojtjes së privatësisë së përdoruesve, vrima e zezë e vërtetë e rrjetit më të popullarizuar shoqëror në botë.

Ky është cilësuar si një përparim i parë, nga themeluesi Zuckerberg, i cili pohoi se tani e tutje do të ketë më shumë kontroll ndaj fotove provokuese, fjalorit të pakontrolluar apo shprehjeve që cënojnë privatësinë e klientëve.

Siç ka shpjeguar më tej Mark Zuckerbeg, Facebook do të ndryshojë mënyrën e përdorimit të tij, duke futur edhe dy risi të tjera, të gjitha me qëllim për të siguruar se kontrolli i anëtarëve rritet me kalimin e informatave personale.

Kjo nuk është e gjitha. Nga tani e tutje, përdoruesve do t’u jepet për herë të parë mundësia për të shkarkuar nga rrjeti social dhe pastaj të ruajtur në ofline, fotografi dhe video që kanë të bëjnë me ata, si dhe të statusit, lidhjeve apo komenteve.

n.e/NOA

KOMENTE