English

HTC Mozart, dalin të dhënat e para të smartpon-it me Windows 7

SHBA, 7 tetor NOA - Janë bërë të ditura në mënyrë paraprake të dhënat e HTC Mozart, smartphon-it të ri me program Windows Phone 7 në program për të mbërritur në treg gjatë muajit në vazhdim.

HTC Mozart do të karakterizohet nga një ekran me prekje në formatin WVGA dhe do të ketë një madhësi prej 3.7 polësh.

Kamera do të jetë me rezolucion prej 8.0 megapixel me flash Xenon dhe mundësi regjistrimi në HD 720p.

Dimensionet e smartphon-it do të jenë 119 x 60.5 x 11.9 milimetër.

Lidhjet e mundshme do të jenë ato HSDPA, Wi-Fi, Bluetooth dhe marrësi GPS, procesori do të ketë një shpejtësi prej 1 GHz, ndërsa memoria e brendshme është 8GB.

r.b/NOA

{youtube}a1Shjbiu1xQ{/youtube}

KOMENTE