English

KLD, kontroll i beftë në gjykatën e Tiranës

Tiranë, 7 tetor, NOA – Mëse 12 inspektorë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të drejtuar nga vetë nënkryetari Kreshnik Spahiu, kanë ndërmarrë mëngjesin e sotëm një inspektim të befasishëm në gjykatën e Tiranës.

Lajmi i bërë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, tregon sesi ekipi i KLD-së është duke inspektuar çdo sallë gjykimi, ndërsa në qendër të inspektimit kanë patur zbatimin e orareve nga ana e gjyqtarëve, pas ankesave të shumta të ardhura nga qytetarët.

Mësohet gjithashtu se pas ushtrimit të një kontrolli të tillë, nënkryetari i KLD-së ka bërë me dije mangësitë që janë vënë re gjatë tij, duke thënë se shqetësuese mbetet mungesa e disiplinës tek gjyqtarët.

Nga ana tjetër, ai tha se çështjet gjyqësore shtyhen dhe zgjaten pa fund, duke treguar një mosrespekt ndaj qytetarëve, por edhe sistemit të drejtësisë në tërësi dhe ka bërë apel për moszvarritjen e gjyqeve në pafundësi.

Në fund, numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi nga gjyqtarët jo vetëm të japin drejtësinë, por edhe të përpiqen që ajo të jetë sa më e dukshme.

n.e/NOA

KOMENTE