Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha pret ambasadorin e parë të Brazilit në Tiranë
English

Kryeministri Berisha pret ambasadorin e parë të Brazilit në Tiranë

Tiranë, 7 tetor, NOA – Çelja e ambasadës së Brazilit në Tiranë dhe bashkëpunimi e marrëdhëniet midis dy popujve janë vlerësuar sot nga kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me ambasadorin e Brazilit në Tiranë, Ruda Gonzales Seferin, të cilit shefi i qeverisë i uroi edhe marrjen e detyrës.

Ambasadori Ruda Gonzales Seferin i përcolli kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të autoriteteve më të larta të vendit të tij dhe i shprehu atij kënaqësinë e veçantë, që iu dha mundësia për të qenë ambasadori i parë i Brazilit në Tiranë.

Më tej ambasadori Ruda Gonzales Seferin i shprehu kryeministrit Berisha edhe vlerësimin për zhvillimet, që Shqipëria po përjeton gjatë kësaj periudhe dhe për arritjet e rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Në takim u konfirmua vullneti i të dy popujve dhe qeverive për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat në veçanti, atë ekonomike dhe thithjen e investimeve të investitorëve brazilianë në Shqipëri.

Në këtë kontekst kryeministri Berisha i bëri me dije për masat e marra nga qeveria shqiptare për krijimin e klimës më të favorshme për bizneset dhe investimet.

Në takim u vlerësuan fushat si ajo e agro-biznesit dhe agro-teknologjisë, e energjisë, turizmit etj, si sektorë me interes për investitorët brazilianë.

Gjithashtu u rikonfirmua vullneti i palëve për të plotësuar të gjithë kuadrin ligjor, për të konsoliduar edhe më tej marrëdhëniet e mira e miqësore, që ekzistojnë midis dy vendeve si dhe për të thelluar bashkëpunimin me interes të ndërsjellët.

Takimi u mbyll me rikonfirmimin e dy qeverive dhe vendeve për të intensifikuar dialogun politik dhe shkëmbimin e vizitave në nivelet më të larta.

mit/NOA
KOMENTE