Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedonia nuk ka alternativa tjera për emrin
English

Maqedonia nuk ka alternativa tjera për emrin

Shkup, 7 tetor, NOA – Nuk ka asnjë alternativë tjetër për integrimin e Shkupit në NATO dhe Bashkimin Evropian, përveç se nëpërmjet zgjidhjes së kontestit të emrit, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë, Grigoris Delavekuras.

Ai këtë e theksoi i pyetur lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në këto dy organizata me emrin aktual ish-republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).

Agjencia greke ANA-MPA njoftoi se Delavekuras përsëriti qëndrimin grek se patjetër duhet të arrihet një zgjidhje për kontestin e emrit për të zhbllokuar procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë.

Ai ka përsëritur se parimi i konsensusit brenda Aleancës dhe BE-së ende është në fuqi rreth sjelljes së vendimeve kyçe.

Gruevski, kundër linjave të kuqe për emrin

Kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se tërheqja e linjave të kuqe për kontestin e emrit, nuk çojnë tek kompromisi për zgjidhjen e këtij problemi. Ai këtë e deklaroi gjatë fjalimit të tij para eurodeputetëve në Këshillin e Evropës.

“Qasja jonë është e ndryshme. Ne duhet të zgjidhim problemin nëpërmjet dialogut, diskutimit, respektit të ndërsjellë, respektit për të drejtat e çdo shteti, që të emërojë veten ashtu si dëshiron. Duhet respektuar të drejtat individuale si dhe respektimin e gjuhës nacionale dhe identitetit. Vetëm nëpërmjet diskutimit dhe dialogut mund të zgjidhim këtë problem, jo nëpërmjet imponimit të vijave të kuqe, të cilat krijojnë probleme dhe pengojnë dialogun”, tha Gruevski.

Ai theksoi se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kriteret e domosdoshme, të gjitha reformat, duke përfituar vitin e kaluar rekomandim për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE nga ana e Komisionit Evropian.

"Këshilli i BE-së, megjithatë, për shkak kundërshtimit të një vendi kandidat, për shkak kontestit të cilin e kemi me të në lidhje me emrin kushtetues të vendit tonë, nuk e pranoi rekomandimin e Komisionit dhe me atë perspektiva e Maqedonisë sërish u pengua. Pas Bukureshtit dhe bllokadës për anëtarësim në NATO, ndodhi bllokadë e sërishme për BE-në. Duke mos dashur ta ngarkoj këtë paraqitje, megjithatë i ballafaquar me këtë sfidë jashtëzakonisht serioze, komplekse dhe të rëndësishme, gjetja e zgjidhjes për kontestin të cilin na e imponoi vendi ynë fqinjë rreth emrit tonë, por edhe sigurimi i perspektivës euroatlantike të vendit, i cili është bërë peng për shkak të këtij problemi, dëshiroj ta theksoj përcaktimin tonë të fuqishëm për tejkalimin e këtij kontesti ", nënvizoi kryeministri Gruevski.

NOA-INA

KOMENTE