Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një vajzë e verbër, si po integrohet në shoqëri
English

Një vajzë e verbër, si po integrohet në shoqëri

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK), i cili ushtron prej shumë vitesh aktivitetin në shërbim të personave me aftësi të kufizuara dhe “Vodafone Albania” ka ndërmarrë një iniciativë konkrete duke mundësuar punësimin e studentes së diplomuar në Shkencat Politike, Anisa Proda (në statusin e personit me Aftësi të Kufizuar/e verbër), së cilës vetë Kryebashkiaku Rama i ka shprehur mirëseardhjen dhe mbështetjen e tij në këtë sfidë të re për të

Tiranë, 7 Tetor 2010 NOA/ Irma Toptani - Një prej sfidave më të vështira, krahas problemeve të shumta me të cilat duhet të përballen personat me aftësi të kufizuar është edhe çështja e punësimit. Në këto kushte merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe mbështetja e institucioneve shtetërore e private dhe vetëndijësimi i të gjithë komunitetit, në mënyrë që kjo kategori sociale të gjejë mundësitë dhe shanset e duhura për punësim, si një faktor i domosdoshëm për integrimin e tyre në shoqërinë ku jetojmë.

Nisur nga ky qëllim, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK), i cili ushtron prej shumë vitesh aktivitetin në shërbim të personave me aftësi të kufizuara dhe “Vodafone Albania” ka ndërmarrë një iniciativë konkrete në këtë drejtim, duke mundësuar punësimin e studentes së diplomuar në Shkencat Politike, Anisa Proda (në statusin e personit me Aftësi të Kufizuar/e verbër), së cilës vetë Kryebashkiaku Rama i ka shprehur mirëseardhjen dhe mbështetjen e tij në këtë sfidë të re për të.

“Ky është një shembull shumë kuptimplotë i faktit që në raport me personat me aftësi të kufizuar, ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm se vërtet ata nuk mund të bëjnë ato punë që lidhen drejtpërdrejt me mangësinë fizike që kanë, por ata mund të bëjnë çdo punë tjetër dhe në shumë raste mund ta bëjnë më mirë se sa një person që nuk ka asnjë mangësi fizike, për shkak se intelektualisht, shpirtërisht, moralisht mund të jenë më të zotë dhe më të gatshëm për të përballuar një detyrë”, - deklaroi z.Rama.

Ky është thelbi që ka të bëjë me rastin e Anisës, por që ka të bëjë me të gjithë moskuptimin dhe keqkuptimin shoqëror, lidhur me ata që konsiderohen si njerëz ndaj të cilëve shoqëria duhet të ketë keqardhje. Nuk bëhet fjalë për keqardhje. Shoqëria duhet të jetë e keqardhur që nuk është në gjendje të kuptojë se në raport me këta njerëz duhen krijuar kushte barazie, pra kushte, mundësi të barabarta, pa ua kufizuar të drejtat, ndërkohë që natyra u ka kufizuar mundësitë” – u shpreh Kryebashkiaku Rama.

Nga ana e saj, studentja e cila përballet me këtë përvojë të saj të re në Bashkinë e Tiranës, u shpreh:

“Kjo është përvoja ime e parë si e punësuar në administratë dhe jam shumë e kënaqur, pasi vjen direkt pasi unë u diplomova dhe më bëri të rifitoja besimin dhe të vazhdoja të punoja edhe më shumë, për të gjetur ndoshta vetëvlerësimin e humbur.

Pavarësisht gjithë dyshimeve dhe dilemave që mund të ketë pasur fillimisht stafi, apo ata që u takonte të punojnë me mua, besoj se sot e kanë kuptuar se nuk është edhe aq e vështirë të kesh një koleg me aftësi të kufizuara dhe automatikisht kjo përvojë e Bashkisë së Tiranës, t’u përcillet institucioneve të tjera, që të vazhdojë dhe të mos ngelet thjesht në vullnetin e mirë të disa individëve, por të shndërrohet në një praktikë institucionale të qëndrueshme”.

Kjo është një histori suksesi e cila ka marrë përgëzime për shembullin pozitiv që përcjell. David Blunkett, (i verbër), Deputet në Parlamentin Britanik për Sheffield Brightside & Hillsborough si dhe ish-anëtar i Kabinetit të Z.Tony Blair si Ministër për Edukimin dhe Punësimin përgjatë viteve (1997-2007), gjithashtu ish-kryetar Bashkie për Sheffield, ka shkruar një letër mirënjohjeje drejtuar kreut të Bashkisë së Tiranës z. Rama, nëpërmjet së cilës përgëzon për punësimin në Bashkinë e Tiranës së studentes.

Bashkia e Tiranës thotë se synimi i saj është angazhimi i përbashkët në projekte të tilla, duke synuar të rrisë sa më shumë aksesin në këto lloj nismash dhe të rritja e ndjeshmërisë dhe vetëdijes humane lidhur me këto çështje delikate.

i.it/NOA

KOMENTE