Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha me kryeministrin boshnjak: Linjë ajrore mes dy vendeve
English

Berisha me kryeministrin boshnjak: Linjë ajrore mes dy vendeve

Tiranë, 8 tetor, NOA – Marrëdhëniet mes Bosnjës dhe Shqipërisë do të njohin shtim të bashkëpunimit ekonomik rajonal. Rritja e nivelit të marrëdhënieve u konfirmua sot gjatë takimit të kryeministrit Sali Berisha me kryeministrin boshnjak Mustafa Mujezinoviç.

Në planin konkret u ra dakord që mes dy vendet të vendosen edhe komunikime me direkte, siç është ajo e vendosjes së një linjë ajrore.

“Gjatë takimit, u ra dakord të konsiderohej edhe mundësia për vendosjen e linjës ajrore midis dy vendeve, një hap i rëndësishëm ky që do të ndihmojë në shkëmbimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve. Dy kryeministrat ranë dakord edhe për të kompletuar tërësisht kuadrin ligjor, me qëllim nxitjen e investimeve”, njofton kryeministria.

Gjatë takimit Berisha dhe Mujezinoviç vlerësuan dhe vendimin e djeshëm të Parlamentin Europian për liberalizimin e vizave me dy vendet.

Kjo ngjarje u cilësua nga të dy kryeministrat si një çast i shënuar dhe jashtëzakonshëm, që do të mbetet i paharruar në kujtesën historike të të dy vendeve dhe popujve.

Berisha e vlerësoi vizitën e kryeministrit Mujezinoviç dhe delegacionit që e shoqëronte si një ngjarje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet midis Federatës së Bosnje Hercegovinës dhe Shqipërisë, por edhe midis të dy vendeve dhe dy popujve tanë miq.

Dy kryeministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe ndjenjat e miqësisë tradicionale midis komit boshnjak dhe atij shqiptar.

Gjithashtu, u vlerësuan edhe hapësirat dhe potencialet e mëdha për bashkëpunim të frytshëm, në veçanti në fushën e turizmit, të energjisë, në fushën ekonomike, në fushën e arsimit, të kulturës, të transportit, infrastrukturave të rëndësishme, si dhe në tërheqjen e investimeve me interes të ndërsjellë në të dy vendet.

Duke iu referuar komunitetit boshnjak që jeton në Shqipëri, Kryeministri Mujezinoviç e falënderoi Kryeministrin Berisha për nivelin e jetesës së këtij komuniteti, duke theksuar se komuniteti boshnjak në Shqipëri jeton në kushte jashtëzakonisht të mira dhe se ata janë tërësisht të integruar në jetën e vendit.

a.k/NOA

KOMENTE