Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Transparenca do nxjerrë në dritë cilësinë e qeverisjes
English

Edi Rama: Transparenca do nxjerrë në dritë cilësinë e qeverisjes

Tiranë, 8 tetor, NOA – “Procesi i transparencës nuk ka të bëjë me ndonjë synim për të vendosur në pozitë të vështirë këdo qoftë. Përkundrazi ka të bëjë me synimin e qartë, të shprehur botërisht, për të nxjerrë në dritë cilësinë e procesit qeverisës”.

Kështu është shprehur në bashkëbisedimin e tij të përjavshëm me gazetarët, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, duke shtuar se “përpjekja jonë për të bërë transparencën është një përpjekje për të vendosur realisht në dritën e syve të publikut gjithçka ka ndodhur dhe ndodh me qeverisjen”.

Z.Rama ditët e fundit kemi dëgjuar akuza mes pozitës dhe opozitës në lidhje me korrupsionin. Dje ka patur një deklaratë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, në lidhje më çështjen e heqjes së imunitetit të deputetëve. Po kështu pardje ka qenë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli që i ka bërë thirrje opozitës që të votojë ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve. A është e gatshme PS që të bëhet pjesë e kësaj iniciative?

Kjo është një alibi, ja ku jam unë, s’kam imunitet. Janë afro 40 kallëzime dhe padi të bëra në prokurori dhe gjykatë për të gjitha akuzat që më janë bërë. Përmes këtyre padive dhe kallëzimeve i kam sfiduar të gjithë akuzuesit të shkojnë dhe ti provojnë akuzat e tyre në prokurori ose në gjykatë. Deri më sot nuk ka asgjë të tillë dhe më lejoni të shtoj se këtu nuk bëhet fjalë për akuza të ndërsjella. Këtu bëhet fjalë nga njëra anë për prova dhe fakte që tregojnë përfshirjen e plotë të këshillit të ministrave në një veprimtari të mirëfilltë korruptive dhe nga ana tjetër baltë shpifjesh e fyerjesh që vazhdon intesivisht pikërisht për t’ju thënë shqiptarëve që këtu të gjithë janë njësoj. Nga ana tjetër për të bërë ç’është e mundur që të na dekurajojnë, të na ndalojnë e të na mbyllin gojën. Ne nuk e mbyllim gojën, gjithçka disponojmë në formë provash dhe faktesh do ta bëjmë publike dhe e ftojmë prokurorinë që të reagojë dhe ti adresojë këto çështje në rrugën që asaj i përcakton kushtetuta dhe ligji.

Në deklaratën e dy ditëve më parë të Ambasadës së SHBA është shprehur mirënjohja për mazhorancën e cila mori të gjitha përpjekjet e saj për të miratuar ligjin për Gjykatën Administrative dhe u shpreh keqardhja për opozitën e cila nuk dha pëlqimin për këtë projektligj. Ndërkohë që dje kryeministri Berisha ju ka ftuar se nuk është asnjëherë vonë që nga java e ardhshme ju të çoni amendamente që mendoni se e pasurojnë këtë ligj në bazë edhe të vërejtjeve që kanë bërë partnerët ndërkombëtarë. A do të ishit të gatshëm të jepnit pëlqimit tuaj për këtë ligj? Dje përshëndetët me forcë rezolutën e PE për heqjen e vizave më Shqipërinë, por a mendoni se protestat tuaja përpara vendimit të Ministrave të Brendshëm të BE qëllojnë në një moment të papërshtatshëm sepse janë imazhin e një Shqipërie të pa qetë politikisht?

Kjo është një përrallë pa mbret sepse protestat janë pjesë e jetës demokratike të një vendi demokratik. Për më tepër pastaj janë të nevojshme për një vend pa një demokraci funksionale siç është Shqipëria. Ndërkohë që përsa i përket pyetjes së parë ju siguroj se ne jemi gjithashtu shumë të keqardhur për faktin se e patëm të pamundur të japim pëlqimin tonë në kushtet kur dihet publikisht qëndrimi ynë, që është tërësisht parimor lidhur me parlamentin dhe kur nga ana tjetër bëhet fjalë për një draft i cili nga vetë partnerët është kontestuar në 1/3 e tij, e për më tepër në një Shqipëri ku pavarësisht asaj që ligjërohet ajo që i jetësohet shpesh herë ngjan krejt e ndryshme. Kështu që ne nuk jemi aspak të predispozuar që ti japim Sali Berishës një tjetër gjykatë që ai të bëjë çfarë do që të dojë. Ndërkohë që pa pikë dyshimi jemi të gatshëm të japim gjithë kontributin tonë për ti çuar të gjitha gjërat përpara duke zhbllokuar parlamentin përmes hapjes së procesit të transparencës dhe duke kontribuar energjikisht për transformimin e këtij drafti kaq problematik, në një draft të gjitha pranuar që minimalisht do të parandalojë degradimin e një tjetër motivi të mirë në një fakt tërësisht të papëlqyeshëm për shoqërinë, përsa kohë sistemi ynë gjyqësor është i gjunjëzuar nën një presion shpesh herë mafioz të një qeverie tërësisht të korruptuar.

Ditët e fundit zoti Meta ka deklaruar se janë duke negociuar për të plotësuar numrin 84 vota për të kaluar ligjin e Gjykatës Administrative. A i druheni një rrjedhje votash nga grupi parlamentar i PS duke patur parasysh edhe lëvizjet e fundit të parlamentit? Në deklarime të mëparshme të selisë rozë, ju dhe eksponentë të partisë suaj, jeni shprehu se nuk do të ketë liberalizim vizash nëse do të vazhdojë kriza politike. Me të gjitha gjasat pritet që dhe KE do të mbajë të njëjtin qëndrim si PE dje. Kush është komenti juaj?

Asnjëherë nuk jemi shprehur në këtë formë siç ju citoni, kemi folur për kërcënim të procesit të integrimit për shkak të mungesës së një demokracie tërësisht funksionale. Sigurisht që kemi patur edhe frikën e natyrshme që kjo mund të ndikonte në procesin e liberalizmit të vizave, gjë për të cilën kemi bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë presionin maksimal pozitiv miqësor, politik me të gjitha argumentat në adresat ku kemi aksesin tonë në komunitetin evropian, duke mbrojtur bindjen tonë se vizat janë për shqiptarët nuk janë për qeverinë. Jam shumë i lumtur që kjo gjë u realizua e që ky kontributi ynë u njoh publikisht nga miq e partnerë që kanë marrë pjesë aktive në materializimin e këtij procesi.

Në rast se Ilir Meta nuk mban përgjegjësi me atë që thotë, gjë që e ka provuar vijimësisht, unë nuk kam kohë për të humbur me komentet e komenteve të tij.

Ju thatë në komentin tuaj të mëparshëm se kryeministri duhet t’i hapë rrugë transparencës. Në besimin tuaj ka ende kohë për transparencën dhe për kompromis me mazhorancën? Në kushtet e gjunjëzimit të pushtetit gjyqësor, siç thoni ju, fati i denoncimeve tuaja publike për korrupsion besoni se do të mbetet vetëm tek deklaratat tuaja apo do të ketë edhe një reagim të mëtejshëm të opozitës për këtë?

Më vjen mirë për këtë pyetje sepse më bën të nënvizoj se përpjekja jonë për të bërë transparencën nuk ngjan me asgjë nga çka ka ndodhur më parë në këtë vend, ku janë akuzuar të gjithë dhe ku të gjithë kanë bërë kundër akuzën e radhës. Përpjekja jonë për të bërë transparencën është një përpjekje për të vendosur realisht në dritën e syve të publikut gjithçka ka ndodhur dhe ndodh me qeverisjen. Jeni besoj dëshmitarë se asnjëherë nuk jemi yshtur përtej asaj çka na kanë lejuar provat dhe faktet, përtej asaj çka na kanë lejuar dokumentat zyrtare dhe argumentet që burojnë nga një ekspertizë mjaft e vëmendshme, në mënyrë që në këtë proces transparence ne ti shërbejmë domosdoshmërisë për të pasur një qeveri më të përgjegjshme dhe njëkohësisht ti japim publikut mundësinë të shohë se çfarë ndodh në kushtet kur vota vidhet, kur kutitë mbyllen dhe kur qeveria ndihet tërësisht e çliruar nga çdo detyrim ndaj publikut.

Transparenca është një domosdoshmëri, siç është një domosdoshmëri çdo liri dhe e drejtë dhe për çdo liri dhe për çdo të drejtë asnjëherë koha nuk kalon. Përkundrazi sa më shumë koha kalon me liri dhe të drejta të cunguara aq më shumë është koha për të luftuar për këto liri dhe të drejta.

Zoti Rama ju keni muaj, në mos vite që akuzoni kryeministrin Berisha, ministra të kësaj mazhorance etj për korrupsion. Prisni vërtet që prokuroria kësaj radhe të arrestojë ndonjërin prej tyre. Pse nuk kërkoni dorëheqjen e prokurores së përgjithshme Ina Rama?

Ajo që mendoj është se duhet kuptuar që procesi i transparencës nuk ka të bëjë me ndonjë synim për të vendosur në pozitë të vështirë këdo qoftë. Përkundrazi ka të bëjë me synimin e qartë, të shprehur botërisht, për të nxjerrë në dritë cilësinë e procesit qeverisës. Njëkohësisht ne nuk jemi prokurori, s’jemi as gjykatë, nuk kemi as në kulturën e forcës politike e as në bindjet tona si forcë dhe si individë asnjë prirje për të zëvendësuar prokurorinë ose gjykatën. Ne bëjmë transparencën, japim argumentet tonë dhe vëmë gishtin në plagë nisur nga këto argumente. I takon prokurorisë dhe gjykatës të bëjë pjesën e vetë. Ndërkohë që ne besojmë se në të gjitha rastet ky është një proces shumë i vlefshëm për të vetëdijesuar opinionin publik për pasojat që i vijnë një vendi dhe një shoqërie kur vota vidhet, kur kutitë mbyllen, kur pushteti ndjehet i palidhur me një kontratë që bazohet tek vota e lirë. Njëkohësisht të vendosim një themel të fortë për ti ndryshuar gjërat nesër qoftë duke zhbërë gjithçka mund të zhbëhet nga këto akte skandaloze korrupsioni, qoftë duke krijuar kushtet që publiku të dëmshpërblehet në rastet kur akte dhe kontrata që burojnë nga këto akte nuk mund të zhbëhen për arsye të karakterit mirëfilli juridik. Ne besojmë se vendit i duhet një model i ri qeverisës dhe jemi tërësisht të bindur që ky model i ri qeverisës duhet të bazohet transparencës.

Vetëm pak ditë më parë nga grupi juaj parlamentar ka deklaruar largimin e tij deputeti Vangjel Tavo, madje ju ka akuzuar ju drejtpërdrejtë për personalizim të partisë. Komenti juaj?

Së pari, nuk kam lexuar asnjë akuzë të tillë, në deklaratën e largimit nuk ka asnjë akuzë të tillë. Së dyti, deputeti në fjalë ka pasur një qëndrim të shprehur për muaj me radhë për mosfunksionim e duhur sipas tij të partisë në rrethin e Gjirokastrës. Së treti, unë nuk dëshiroj të bëj asnjë koment për këtë deklaratë largimi sepse më parë jam shumë i dëshiruar të kem një mundësi për të sqaruar tërësinë e kësaj problematike, me vullnetin për t’i dhënë asaj zgjidhjen e dëshiruar.

Z.Rama, një muaj më parë kryetari i grupit parlamentar z.Ruçi është shprehur se PS do ti drejtohet vetë Komisionit të Venecias. Ndërkohë në këtë periudhë kohore nuk dimë që të ketë një kërkesë drejtuar Komisionit të Venecias. Ndërsa dua t’ju kujtoj këtu që pak ditë më parë i dërguari i Asamblesë Parlamentare është shprehur që PS nuk mund ti drejtohet vetë Venecias. Ka një kërkesë drejtuar Gjykatës Kushtetuese apo Venecias vetë?

Po ju bëj një kujtesë që kryetari i grupit tonë parlamentar nuk ka thënë një gjë të tillë, por e ka vendosur këtë në kontekstin e kompromisit, duke kërkuar që fletët e votimit të qëndrojnë në gjendjen që janë dhe le ti lihet barra opozitës të gjejë rrugën për ti nxjerrë ato nga kutitë duke ju drejtuar institucioneve përkatëse përfshirë edhe Komisionin e Venecias. Pra në këtë rast ne kemi marrë edhe përgjegjësinë që nëse ne nuk e zgjidhim dot pa bashkëpunimin e palës tjetër këtë çështje, kjo çështje le të mbetet kështu siç është. Ndërkohë që kutitë e materialeve zgjedhore duhet ti vihen në dispozicion komisionit hetimor për të filluar punën për transparencën dhe për ti hapur rrugë një procesi të ri të bashkëjetesës mes palëve në parlament.

Protestat do t’i nisni javën e tretë të tetorit, do të kenë moto vetëm largimin e qeverisë apo do të ketë alternativa për një mirëqeverisje?

Largimi i qeverisë është alternativa e mirëqeverisjes. Kjo nuk ka më as një pikë dyshimi dhe besoj është e qartë për gjithmonë e më shumë shqiptarë sot se çka po u ndodh në jetën e tyre të përditshme, në ekonominë e tyre familjare është e lidhur drejtpërdrejtë me vjedhjen e votës dhe mbylljen e saj në kuti. Ndërkohë që për ne është përditë e më e qartë se Shqipërisë i duhet një kapitull i ri, me një qeveri të re dhe një model të ri qeverisës, gjë për të cilën ne do të bëjmë gjithçka është e mundur dhe do të përpiqemi me të gjitha forcat.

Ju thatë që të zhbllokojmë parlamentin nëpërmjet transparencës. Transparenca është kusht i domosdoshëm si në ekucion për zhbllokimin e parlamentit? Thatë gjithashtu që 1/3 e projektligjit për Gjykatën Administrative është kundërshtuar nga partnerët. A keni ndërmend ju si grup parlamentar të paraqisni në parlament amendamente për ta përmirësuar këtë projektligj?

Unë po e rithem duke e vënë theksin tek domosdoshmëria e çlirimit të pushtetit gjyqësor nga kthetrat e pushtetit të korruptuar ekzekutiv, ose e thënë me fjalë të thjeshta të çlirimit të gjykatave të këtij vendi nga kthetrat e qeverisë së këtij vendi. Në kushtet kur sot ligjet janë gjithnjë e më shumë letra që nuk gjejnë zbatim në realitet, ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për të dhënë shembujt e zbatimit të ligjit. Kërkesa jonë për transparencën dhe hetimin e zgjedhjeve është një shembull i vullnetit për të zbatuar ligjin, i angazhimit të palëve që ligjet që aprovojmë ti zbatojmë. Sepse ajo çka ndodhi në zgjedhje nuk ndodhi për shkak të ligjit, por ndodhi për shkak të moszbatimit të ligjit. Me këtë logjikë unë mendoj se ne jemi tërësisht koherent në qëndrimin tonë. Nga ana tjetër nuk ka asnjë dyshim që ne kemi gjithë predispozitën që të japim gjithë kontributin tonë edhe për projektin në fjalë, por duke nënvizuar domosdoshmërinë që të gjendet më në fund vullneti i përbashkët që ligjet të mos jenë copa letrash dhe zbatimi i tyre në realitet të mos jetë e kundërta e vullnetit të ligjvënësve.

Në lidhje me Gjykatën Administrative. Ju thoni që nëse do të miratohet kjo gjykatë atëherë do t’i jepet një organ drejtësie Berishës në duart e tij, për ta “xhongluar” le të themi. Ndërkohë që biznesi ka aq nevojë sa që edhe ju bëni goxha akuza se është venë nën trysninë e qeverisë dhe është pikërisht kjo gjykatë që do ta çlironte nga kjo trysni. Ndërsa nga ana tjetër ju keni depozituar rreth 40 denoncime. Prisni që këto institucione të paktën që siç thoni ju janë në dorën e Berishës, do japin ndonjë rezultat?

Unë e përsëris dhe e përsëris me forcë që transparenca jonë do të vazhdojë. Ne nuk zmbrapsemi dhe nuk e mbyllim gojën pavarësisht se edhe në mënyrën sesi reagon qeveria ka një tipar shumë karakteristik mafioz që do të thotë që nuk ballafaqohet argumenti, por sakatohet me shantazh, me shpifje, me fyerje kundërshtari. Megjithatë kjo është pjesë e kulturës politike të Sali Berishës dhe të shumicës që ai përfaqëson sot falë grabitjes së votave dhe këtu s’ka asgjë të re për të shtuar. Ajo që është e re besoj unë është përpjekja e opozitës për të bërë transparencën mbi fakte dhe prova. Ndërkohë që pa asnjë dyshim kemi gatishmëri të plotë për të ballafaquar çdo akuzë që na bëhet përsëri mbi bazën e fakteve dhe të provave, qoftë në prokurori, qoftë edhe në gjykatë. Ne kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë çmos që kjo të mos jetë një përplasje politike, por të jetë një ballafaqim mbi prova dhe fakte, sepse përpjekja jonë është për të bërë transparencën e qeverisjes bazuar pikërisht mbi prova dhe fakte. Ndërkohë që sa më shumë thellohemi në këtë proces transparence, i cili ka një volum shumë të madh dokumentash dhe elementesh për tu analizuar dhe për tu trajtuar, aq më shumë jemi të vetëdijshëm për domosdoshmërinë e një modeli tërësisht të ri qeverisës të bazuar mbi transparencën dhe sigurisht përmes një qeverie të re që duhet të dalë nga një votë e lirë dhe e numëruar drejtë.

Më lejoni që në mbyllje, dua të them se lajmi i jashtëzakonshëm që erdhi dje nga Parlamenti Europian, përbën një moment shumë të rëndësishëm dhe njëkohësisht një provë shumë konkrete të faktit se projekti europian i hapjes së të gjithë kufijve dhe vullneti europian për ta mishëruar këtë projekt ka kapërcyer të gjitha barrierat që për 20 vjet e penguan europën demokratike të gjithëpranojë pjesën tjetër të saj që doli nga ngrirja e gjatë në acarin komunist. Thënë kjo dua të nënvizoj se njëkohësisht jam shumë i kënaqur dhe jemi të gjithë të kënaqur në fakt si Parti Socialiste dhe si opozitë që përpjekja e shëmtuar e qeverisë për të vizatuar opozitën si një forcë kundër liberalizimit të vizave dështoi tërësisht, ashtu sikundër e meritonte për shkak se ishte thjesht dhe vetëm e inspiruar nga ajo kulturë e vjetër politike që folëm pak më parë. Sot ne jemi jashtëzakonisht krenar për kontributin që dhamë, modestisht dhe brenda mundësive tona dhe njëkohësisht për kapërcimin e këtij momenti delikat që vërtet druheshim se kërcënohej nga kriza politike në vend. Gjë që jo vetëm nuk e dëshironim, por kemi bërë të gjitha përpjekjet që ta kapërcejmë duke nënvizuar me forcë në të gjithë instancat europiane se liberalizimi i vizave është për shqiptarët, se rënia e murit të vizave do të lehtësojë shqiptarët dhe se shqiptarët nuk meritojnë të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur për shkak të një qeverie që mbetet në klasë çdo vjeshtë prej disa vitesh me radhë, ndërkohë që të tjerët, fqinjët tanë lëvizin tashmë të gjithë lirisht në europë. E them këtë se e ndjej të domosdoshme ta vë theksin te nevoja që kjo arritje europiane, sepse është në radhë të parë një arritje evropiane. Kini parasysh që sot është një europë e re, që nuk ngjan më me atë europën që vite më parë nuk i hapte dyert dhe madje binte rëndom pre e stereotipave të gabuara edhe për ne shqiptarët për fat të keq dhe njëkohësisht besoj se ju takon shqiptarëve të gëzojnë këtë mundësi të re. Të gjitha rrahjet e gjoksit përpara ekraneve janë realisht një komedi provinciale që do të ishte mirë tua kursenim njerëzve, të cilëve duhet tu japim përgjigje për qindra pyetje që kanë për jetën e tyre këtu, për mundësitë e tyre, për një punë të denjë dhe për një mirëqenie të merituar.

NOA

KOMENTE