Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuniteti Ungjillor: Gjakmarrësi, i mori jetën pastorit tonë
English

Komuniteti Ungjillor: Gjakmarrësi, i mori jetën pastorit tonë

Vrasja, te gjitha detajet

Shkodër, 8 tetor, NOA - Komuniteti i Krishterë Ungjillor Shqiptar dënon me forcë vrasjen e Dritan Prrojit, pastorit të kishës "Fjala e Krishtit", ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në Shkodër.

“Jeta e vëllait tonë Dritan Prroji, pastor i kishës “Fjala e Krishtit” u këput nga dora vrastare e gjakmarrësit. Morën gjak tek ai që nuk i kishte bërë askujt asgjë të keqe përveçse predikonte fjalën e Zotit dhe përmes shërbesave mbillte dashurinë te të gjithë njerëzit”, citon deklarata e këtij institucioni fetar.

Sipas saj, vrasësi endej përreth që të mos e lejonte të ishte i lirë, por Dritani e sfidoi burgosjen e gjakmarrjes dhe nuk pranoi që lirinë që ia kishte dhënë Perëndia, t`ia merrte njeriu.

Në fund, Komuniteti Ungjillor Shqiptar kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar për vendosjen e drejtësisë sipas ligjeve në fuqi, pasi ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen.

Duke theksuar edhe faktin se mijëra besimtarë të Komunitetit Ungjillor Shqiptar janë bashkuar sot në lutje për të ndihmuar familjarët në këtë moment dhimbje.

n.e/NOA

KOMENTE