Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krasniqi: Zgjedhjet në javët e para të shkurtit
English

Krasniqi: Zgjedhjet në javët e para të shkurtit

Prishtinë, 8 tetor, NOA -Takimi i presidentit në detyrë, Jakup Krasniqi, me përfaqësues të partive politike parlamentare nuk arritur në caktimin e një date për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Pas takimit, Krasniqi ka bërë të ditur se i duhen edhe disa ditë konsultime shtesë derisa të përcaktohet për datën, mirëpo ka thënë se aktualisht ka qëndrime të ndryshme midis partive për kohën kur kosovarët duhet drejtuar kutive të votimit.

“Të gjithë në një formë ose në një tjetër janë pajtuar që të respektohet ligji dhe kushtetuta, por ka kërkesa të ndryshme që të mbahen në fillim të shkurtit, në mes të shkurtit, ose në fillim të marsit. Megjithatë, ne do të kemi konsulta edhe me Komisionin Qendror Zgjedhor që ta dimë saktësisht se cili është afati optimal për t’u konstituuar institucionet që dalin nga zgjedhjet e lira”, deklaroi Krasniqi pas takimit.

“Ne e dimë se 28 marsi Kosovën duhet ta gjej me Parlament të konstituuar, me kryetar të parlamentit dhe me president të Kosovës”, ka shtuar ai.

Procedurat e KQZ-së sugjerojnë mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën e parë të shkurtit, në mënyrë që institucionet e dala nga zgjedhjet të mund të konstituohen brenda afatit kushtetues të mandatit të ushtruesit të detyrës së presidentit, ka sqaruar Krasniqi.

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, pas krizës politike që ka shkaktuar dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga funksioni i presidentit të vendit. Në dorëheqje e çoi konstatimi i Gjykatës Kushtetuese se Sejdiu po shkelte Kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht postin e presidentit të Kosovës dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

NOA

KOMENTE