Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Piktori Jan Dibbet, dhuratë të paçmuar për shqiptarët
English

Kryeministri: Piktori Jan Dibbet, dhuratë të paçmuar për shqiptarët

Tiranë, 8 tetor, NOA – Kryeministri Berisha ishte i pranishëm sot në ceremoninë e hapjes së ekspozitës të artit holandez, një ekspozitë kjo me vepra të koleksionuara nga piktori Jan Dibbet, duke e vlerësuar atë si një dhuratë të paçmuar që piktori holandez i bën artit pamor shqiptar.

“Njëri nga piktorët më të mëdhenj të kombit të Holandës të kohës së sotme, i bëri Shqipërisë dhuratën më të madhe të historisë së saj në fushën e arteve pamore: 160 vepra të autorëve të ndryshëm nga mbarë bota të koleksionit të tij.

Jan Dibbet i bëri Shqipërisë, arteve pamorë shqiptare, një dhuratë me vlerë të pa çmuar, copëza të zemrës dhe ndërgjegjes së tij, krijime të tij dhe të kolegeve në mbarë botën”, tha në fjalën e tij Berisha.

Duke shtuar se e paçmuar është vlera e tyre, sepse Jan Dibbet me dhuratën e tij solli këtu të përfaqësuara rrymat e arteve pamore, të cilat për Shqipërinë diktatoriale ishin herezi.

“E paçmuar është vlera e veprave që solli Jan Dibbet, sepse siç thotë një bashkatdhetar i tij i madh dhe ai piktor, “ndërgjegjja e njeriut është kultura”. Në këtë kontekst asgjë më të çmuar nuk mund të dhuronte sesa këto vepra Jan Dibbet për Shqipërinë”, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE