Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta me kryeministrin boshnjak: Rritje e bashkëpunimit ekonomik
English

Meta me kryeministrin boshnjak: Rritje e bashkëpunimit ekonomik

Tiranë, 8 tetor, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi ekonomik me Bosnjën do të të njoh ritme të reja. Deklarata e kreut të ekonomisë u bë sot gjatë takimit me kryeministrin e Bosnje Hercegovinës, Mustafa Mujezinoviç,

Dy politikanët kanë rënë dakord për zgjerimin e bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për të konkretizuar projekte të veçanta në interesin reciprok, por edhe në interesin rajonal.

Ata gjithashtu kanë vlerësuar dhe nivelin e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve dhe u shprehën për forcimin e tyre në të ardhmen.

Fusha e energjisë ka qenë tema kryesore e takimit mes Metës dhe Mujezinoviç.

Në këtë kuadër, mes dy vendeve do të organizohet një forumi ekonomik në Sarajevë, ku të bëhen të njohura të gjitha mundësitë ekonomike që ofron Shqipëria, si dhe promovomi i turizmit shqiptar në Bosnje Hercegovinë, me qëllim tërheqjen e turistëve boshnjakë në bregdetin tonë.

a.k/NOA

KOMENTE