Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së studiuesit Aristidh Kolia
English

Përkujtohet 10-vjetori i vdekjes së studiuesit Aristidh Kolia

Tiranë, 8 tetor, NOA – Autoritete të kulturës, studiues dhe personalitete të politikës do të marrin pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të vdekjes së studiuesit dhe veprimtarit arvanitas Aristidh P. Kolia.

Ceremonia organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, më datën 11 tetor 2010 në orën 17:00 në ambientet e kësaj ministrie në Tiranë.

Studjuesi Kolec Traboini do të mbaj fjalën kryesore në këtë takim me temë "Aristidh Kolia - Rrënjet tona janë në Arbëri!".

Në takim do të lexohet përshëndetja e posaçme e studiuesit e veprimtarit të mirënjohur arbëresh Antonio Bellusci, ndërsa miq dhe lexues të veprës së A.Kolias do të sjellin kujtimet e mbresat e tyre.

Për pjesëmarrësit shtëpia botuese “ADA” do të shpërndaj falas botimin special të revistës "Obelisk" kushtuar Aristidh Kolias, personalitetit më të madh arvanitas të shekullit XX.

a.k/NOA

KOMENTE