Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përleshje mes vajzash në Greqi për fyerje në Facebook, arrestohet adoleshentja shqiptare
English

Përleshje mes vajzash në Greqi për fyerje në Facebook, arrestohet adoleshentja shqiptare

Athinë, 8 tetor 2010 NOA – Një vajzë e mitur shqiptare, prej vitesh emigrante e rregullt në Greqi, iu nënshtrua vlerësimit të masës së sigurisë nga gjykata e Athinës nën akuzën e plagosjes me dashje.

Adoleshentja shqiptare akuzohet se ka therur me thikë dy vajza, njërën prej të cilave e plagosi më rëndë, gjatë një sherri që e kishte pikënisjen nga fyerjet në Facebook.

Mësohet se vajza emigrante ndodhej në shkollë gjatë paradites në zonën e Gravas në Galazi, kur nisi incidenti.

Një nga vajzat greke, një 16-vjeçare, kishte bërë disa komente të pahijshme në Facebook për vajzën shqiptare e cila u vu në sedër dhe u zemërua me ato që pa në faqen e saj të rrjetit social, ku ishte shkruar në mur.

Sherri nuk i është ndarë dy vajzave aq sa duke ecur deri në shtëpinë e emigrantes, atje brenda është acaruar edhe më shumë situata.

Sipas policisë, adoleshentja shqiptare mori një thikë dhe me të qëlloi “rivalen”.

Në ato momente ka mbërritur në banesë edhe një tjetër moshatare e të dyjave, shoqe me to dhe ka bërë përpjekje t’i ndajë.

Këtu e ka pësuar dhe ajo sepse u qëllua në ndarje e sipër të sherrit duke marrë plagë thike në kraharor.

E plagosura u dërgua në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën kurse tjetra ia hodhi vetëm me gërvishtje pa rrezik.

Sektori i krimit të të miturve në policinë e Atikës është duke shqyrtuar rastin.

n.s/NOA

KOMENTE