Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PSE: Liberalizimi i vizave nuk është sukses i qeverisë, por i shqiptarëve
English

PSE: Liberalizimi i vizave nuk është sukses i qeverisë, por i shqiptarëve

Bruksel, 8 tetor, NOA - Partitë Socialiste Europiane (PSE) kanë përshëndetur sot miratimin e vendimit për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën nga Parlamenti Europian.

Në një deklaratë zyrtare të grupit të partive të majta në Europë theksohet se heqja e vizave do u krijojë mundësinë shqiptarëve dhe boshnjakëve që të njohin pjesën tjetër të Europës dhe të jenë qytetarë të saj.

“Jam i lumtur që qytetarët shqiptarë më në fund mund të bashkohen me pjesën tjetër të kontinentit europian dhe të jenë në gjendje të udhëtojnë të lirë në vendet e Bashkimit Europian”, tha kreu i Task-Force të PSE për Ballkanin Perendimor, Kristian Vigenin, në një koment për vendimin e djeshëm të PE-së.

Në deklaratën e PSE theksohet gjithashtu se liberalizimi i vizave është një meritë e qytetarëve shqiptarë dhe jo e qeverisë, apo një force të vetme politike.

“Unë jam i kënaqur që shtetasit shqiptarë do të ribashkohen përfundimisht me pjesën tjetër të kontinentit evropian, dhe do të jenë në gjendje të udhëtojnë lirisht në Bashkimin Evropian. Unë do të doja të theksoja, se kjo votë është një “po” për popullin shqiptar, e jo për qeverinë e tanishme shqiptare”, tha Vegein.

Përfaqësuesi i PSE-së ka theksuar dhe rolin e Partisë Socialiste Shqiptare bënë këtë proces duke nënvizuar kontaktet e vazhdueshme që ka pasur për këtë çështjet nga selia rozë.

a.k/NOA

KOMENTE