English

Sulm kamikaz ndaj ushtrisë gjermane në Afganistan

Afganistan, 8 tetor, NOA - Gjatë një sulmi vetëvrasës ndaj një patrulle gjermane në Afganistan është vrarë një ushtar gjerman.

Gjashtë të tjerë u plagosën, dy prej tyre rëndë, siç bëri të ditur komanda e drejtimit të misionit në Potsdam. Gjermanët po siguronin rrugën drejt një ure në afërsi të Pol-e Khomrit në provincën Baghlan kur atentatori aktivizoi lëndën plasëse të fiksuar në trup. Më pas patrulla u qëllua në një pritë.

Përgjegjësinë e morën talibanët radikalë islamikë.

NOA/DV

KOMENTE