Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat e PS dhe nisja e hetimeve, Bregu: Një prokurore mjerane në shtrëngicë
English

Akuzat e PS dhe nisja e hetimeve, Bregu: Një prokurore mjerane në shtrëngicë

Tiranë, 9 Tetor 2010 NOA Update - Zëdhënësja e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu doli sot para mediave duke reaguar edhe një herë mbi valën e akuzave që po vijnë çdo ditë nga opozita, dhe këtë radhë duke kritikuar veprimet e "prokurores" Ermonela Felaj.

“Pas sagës së turpshme për deklarime e mosdeklarime apartamenti, pas bërjes publike të pasurisë së ministres Majlinda Bregu, sot prokurorja mjerane në shtrëngicë pranoi se apartamenti të cilën vetëm Partia Socialiste s’ka dashur ta shohë në deklaratën e ministres Bregu, është i deklaruar në emër të bashkëshortit të saj”, - thuhet në reagimin zyrtar.

Kurse më tej ka mbërritur thirrja: “I themi kësaj prokuroreje mjerane në shtrëngicë se çdo familje shqiptare ka një kryefamiljar i cili mban përgjegjësi morale dhe ligjore për familjen e tij”.

I themi kësaj prokuroreje mjerane në shtrëngicë të lexojë Nenin 22 të ligjit për deklarimin e pasurisë i cili thotë se: kur pasuria e pjesëtarëve të familjes është e ndarë dhe e regjistruar si e tillë në organet e administratës shtetërore ose gjyqësore, deklarimi i pasurisë paraqitet veç nga çdo anëtar i familjes me pasuri të regjistruara në emër të vet dhe i bashkëlidhet deklaratës së personit që ka detyrimin për deklarim të pasurisë, - vijon reagimi i fortë i Bregut përmes zëdhënëses së saj.

Kurse më tej ka mbërritur edhe sqarimi përkatës: “Apartamenti, i cili është deklaruar nga bashkëshorti i ministses Bregu, në bazë të këtij ligji, nuk është një apartament i ri në Tiranë por një apartament i banuar prej 10 vjetësh, i cili është blere me një çmim 3 fish më të lartë se çmimi që kanë deklaruar kolegët e tu, ata që të nxjerrin ty me shtrëngicë në të lexosh këto deklarata”.

“I themi prokurores mjerane në shtrëngicë që pasi ta lexojë Nenin 22 të ligjit mbi deklarimin e pasurisë, le të shkojë të fshihet andej nga ka dalë, pra në PS”, - përfundon deklarata.

e.r/NOA

KOMENTE