English

Australi, realizohet atlasi më i madh në mbarë botën

Melburn, 10 tetor 2010 NOA - Shtëpia botuese australiane “Millennium House” ka realizuar atlasin më të madh në mbarë botën.

Quhet “Earth - Platinum Edition” dhe ka dimensione prej 1,8x1,4 m. Çmimi i saj është i denjë për përmasat që ka 100 mijë dollarë australiane (rreth 71.800 euro), ku përfshihen dhe kosto e transportit.

I shtypur me dorë në Itali, libri i cili peshon 180 kilogramë është me 128 faqe dhe përmban 13 imazhe panoramike, secila prej 1,8 x 2,8 metër.

Gjithçka është realizuar falë fotografëve ndërkombëtar dhe kjo krahas kartave gjeografike dhe teksteve.

r.b/NOA

KOMENTE