Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bien temperaturat, parashikimi për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb
English

Bien temperaturat, parashikimi për ditën e sotme nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 9 tetor, NOA - Kushtet e motit te qendrueshem do te na shoqerojne gjate gjithe dites se shtune, por do te kete renie te temperaturave. Qe ne oret e para te mengjesit i gjithe territori shqiptar do te jete me mot te kthjellet. Mesdita do te sjelle kalime te vranesirave neper te gjithe vendin por me te dukshme do te jene ne zonat malore Lindore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne zonat e ulta dhe bregetare nderkohe qe ne ekstremin Verior dhe Jugor do te kete kalme te vranesirave. Ne kushtet e motit te kthjellet do te jemi ne mbremje dhe gjate nates.

Temperaturat e ajrit do te pesojne renie te ndjeshme ne mengjes por mesdita do te kete nje renie te lehte te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte me shpejtesi 16 km/h dhe drejtim Verilindor kjo do te beje qe deti te gjeneroje dallgezim te ulet.

Europa

Nje sistem i fuqishem vranesirash dhe shirash do te perfshije Europen Jugperendimore ku me problematike situata paraqitet ne Spanja pasi shirat do te jene me intentesitet te larte. Po ashtu edhe ishujt britanike dhe nje pjese e gadishillit Skandinav do te dominohen nga vranesira dhe shira por ne sasi me te pakta. Ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te jete me mot te kthjellet por temperaturat do te bien ndjeshem.

Ngjarje ekstreme në Europë Neser:

Spanja,Portugalia alarmojne per rrebeshe shiu dhe stuhi me rrufe;

Greqia rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe shira te dendur;

Europa Lindore rrezikohet per temperatura ekstremisht te ulta;

Vendet Nordike do te mbeten me stuhi te forta ere.

n.e/NOA

KOMENTE