English

Diego nderohet me çmimin si lojtari më elegant

Milano, 10 tetor 2010 NOA - Ish-lojtari i Juventusit Diego që kur është kthyer në Gjermani është nderuar me një çmim.

Revista për meshkuj FHM, e ka zgjedhur atë si lojtarin më elegant të vitit në Gjermani. Pas tij renditet menjëherë mbrojtësi i Schalke 04, Metzelder dhe holandezi i Bajernit të Munihut, Robben.

“Për mua është një nder i madh një çmim i tillë, pasi jam një person që e vlerëson shumë modën”, - këto ishin fjalët e mesfushorit brazilian të Wolfsburg pasi u nderua me çmimin si futbollisti me elegant në kampionin gjerman të Bundesligës.

r.b/NOA

KOMENTE