Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet roja i pularisë, shiste fshehur materiale
English

Kapet roja i pularisë, shiste fshehur materiale

Gjirokastër, 9 tetor, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një person të akuzuar për vjedhje.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është Përparim Zena, 46-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Bulo të Gjirokastrës, i dënuar edhe më parë për veprën penale të vjedhjes.

Ndalimi i tij u bë pasi një person me inicialet V.M, nga fshati Derviçan i cili është pronar i një pularie, ka bërë denoncim se në godinën e pularisë së tij ka konstatuar se ishin vjedhur materiale të ndryshme ndërtimi si shufra hekuri, profile xingato e sende të tjera, të cilat kapin vlerën rreth 1 milion lekë të vjetra.

Por pas një pune hetimore, është bërë e mundur zbardhja e kësaj vjedhje, kapja e ndalimi i autorit, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i materialeve të vjedhura.

Mësohet se i ndaluari i lartpërmenduri punonte si roje në pularinë e denoncuesit me inicialet V.M, në Derviçan dhe gjatë muajit shtator, kishte realizuar vjedhjen e materialeve dhe më pas i kishte shitur tek një person tjetër.

Nga ana e policisë u gjendën materialet e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Vjedhjes”, vepër kjo e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE