Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Opozita shkaktare e krizës, peng i lojërave dhe interesave të ngushta
English

Meta: Opozita shkaktare e krizës, peng i lojërave dhe interesave të ngushta

Tiranë, 9 tetor, NOA – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe zëvendëskryeministri Ilir Meta deklaroi sot në një koment të tij për mediat se mazhoranva ka qenë dhe është e gatshme të zgjidhë krizën politike në vend, një krizë që sipas kreut të LSI-së, po shkaktohet nga lidershipi i PS-së.

“Të gjithë janë dëshmitarë se gatishmëria e mazhorancës ka qenë në drejtim të opozitës, që kjo të kapërcejë disa pengesa, për të cilat nuk është pengesë mazhoranca”, deklaroi Meta.

Ky është shqetësim i vendeve të BE-së dhe sipas Metës, shkaktarët e kësaj situate jo normale dhe të tejzgjatur, duhet të heqin dorë nga interesat e vogla e t’i hapin rrugë progresit dhe reformave, duke mos mbetur peng i lojërave politike.

Duke iu referuar kësaj loje të opozitës, që sipas Metës kërkon mbase të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore, zëvendëskryeministri Ilir Meta siguroi se “Absolutisht 8 maji do të jetë dita e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme vendore”.

Në këtë kontekst zoti Meta theksoi se puna për reformën zgjedhore duhej të kishte nisur me kohë, duke nënvizuar se kërkesa për një reformë gjithpërfshirëse ishte një kërkesë e LSI-së.

Lideri i LSI-së, e quajti absurde këtë situatë politike, kur pikërisht sipas Metës ata që kanë një vit që kërkojnë trasnparencë po bëhen pengesë për nisjen e reformës zgjedhore.

Ai bëri me dije se në rast se opozita synon të bllokojë reformën zgjedhore, atëherë sipas metës kjo do të ishte për lidershipin e PS-së, si një vetakuzim përballë të gjitha institucioneve ndërkombëtare.

I pyetur për ndonjë kandidim të mundshëm të LSI-së për Bashkinë e kryeqytetit, Meta nënvizoi se “ne nuk synojmë që bashkinë e Tiranës ta marrë LSI, apo PD, pasi bashkinë e Tiranës duhet ta marrin qytetarët e Tiranës, sepse të gjithë po përjetojmë problemet dramatike me frymëmarrjen në këtë qytet, me kaosin e trafikut, duke kërkuar që Tirana ka nevojë të zhvillohet në mënyrë transparente”, tha Meta duke shprehur bindjen se Tirana do të votojë për integrimin e saj.

I pyetur në lidhje me miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, zëvendëskryeministri Ilir Meta shprehu bindjen se do të jetë e afërt dita kur parlamenti do ta votojë Gjykatën Administrative, pasi sipas tij, GJA, nuk është një ligj për të mbrojtur interesat e qeverisë, por mbron biznesin nga qeveria dhe zgjidh mosmarrëveshjet mes tyre si dhe shumë çështje të tjera administrative.

“Këtu jemi në një proces politik ku të gjithë duhet të përmbushin detyrimet e tyre në respekt të zgjedhësve, dhe nuk ka opozitë që të kundërshtojë reforma të tilla progresive, andaj çdo pjesëmarrje e opozitës në reformat e vendit është e mirëpritur”, bëri me dije zëvendëskryeministri.

Ai ndërkohë shprehu mirënjohje për mesazhin e dërguar nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, që i shkruante ish ministrit të Jashtëm Meta për punën e tij të vlerësueshme në postin e kryediplomatit shqiptar.

Lideri i LSI-ë i ftoi të gjithë anëtarët e LSI të festojnë integrimin të hënën në një aktivitet të madh.

mit/NOA

KOMENTE