English

Shpëtohen 235 udhëtarë në Detin Balltik

Kiel, Gjermani, 9 tetor - Rreth 235 udhëtarë janë shpëtuar derisa anija me të cilën udhëtonin u përfshi nga flakët. Incidenti ndodhi në Detin Balltik.

Pasagjerët arritën të padëmtuar në portin gjerman të Kielit.

Anija po udhëtonte nga Kieli në Klaipeda të Lituanisë kur në bordin e anijes ndodhi një shpërthim. Shumica e udhëtarëve ishin nga Rusia dhe vendet balltike, raporton radio Evropa e Lirë.

KOMENTE