Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tregimi shokues i aktorit britanik: Urdhërova vdekjen e babait tim
English

Tregimi shokues i aktorit britanik: Urdhërova vdekjen e babait tim

Tiranë, 9 Tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Në vitin 1955 aktori britanik Michael Caine kërkoi t’ jepte fund dhimbjeve të babit të tij, që vuante nga tumori, duke i kërkuar mjekëve që të bënin diçka të tillë. Këtë e ka pohuar vetë Caine, duke pranuar këtë “vrasje të asistuar”.

Në Britaninë e Madhe që nga viti 1961 një vrasje e tillë konsiderohet si krim dhe teorikisht aktori rrezikon 14 vjet heqje lirie.

Megjithatë shefi i prokurorisë së përgjithshme ka deklaruar se nuk do ta inkriminojë atë. Caine, emri i vërtetë i të cilit është Maurice Joseph Mickleëhite, ka shpjeguar në një intervistë për radion Classic Fm se mjekët i injektuan të atit të tij një mbidozë anti-dhimbjesh dhe kjo për ti dhënë fund vuajtjeve të së atit, ku pas saj atij i mbetën tre apo katër orë jetë.

Pasi kishte qëndruar për ditë të tëra pranë babait të tij, Caine nuk dinte ë ç’të bënte dhe për këtë arsye i kërkoi mjekëve t’i jepnin një mbidozë.

Përgjigja e parë e doktorëve ishte një refuzim i thatë, por më pas teksa po largoheshin njëri prej tyre i pohoi aktorit të kthehej në mesnatë.

Vetë Caine pohoi se u kthye përpikmërisht në atë orar që i kërkuan dhe vetëm pesë minuta më pas vuri re se babi i tij nuk ishte më në jetë.

r.b/NOA

KOMENTE