Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet në Kosovë, ende nuk kanë datë
English

Zgjedhjet në Kosovë, ende nuk kanë datë

Prishtinë, 9 tetor, NOA - Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, ende nuk e kanë një datë të caktuar, pasi partitë politike nuk kanë rënë akoma dakord me njëra-tjetrën për një fakt të tillë.

Nga ana e tyre, dy forcat politike që bashkëqeverisin në vend, LDK dhe PDK, janë ndarë sërish për çështjen e zgjedhjeve.

Kështu, ndërsa Lidhja Demokratike, kërkon që zgjedhjet të mbahen në 6 mars të vitit të ardhshëm, Partia Demokratike kërkon që ato të mbahen në muajin shkurt.

"Të gjitha partitë politike që ishin në takim ishin të pajtimit që të mos ketë zgjedhje të jashtëzakonshme por zgjedhje të parakohshme i imponon situata. Të gjithë pajtohen që të respektohet ligji dhe kushtetuta por ka kërkesa të ndryshme që zgjedhjet të mbahen në fillim të shkurtit, në mes të shkurtit ose në fillim të marsit. Ne do të kemi konsulta me KQZ, që të dimë saktësisht se cili është afati optimal për t’u konstituuar institucionet që dalin nga zgjedhjet e lira. Por 28 marsi i vitit të ardhshëm Kosovën duhet ta gjejë me Parlament të konstituuar, me kryetar të Parlamentit por edhe me president", tha Jakup Krasniqi, ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit.

n.e/NOA

KOMENTE