Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigranti shqiptar denoncon policinë greke për plaçkitje
English

Emigranti shqiptar denoncon policinë greke për plaçkitje

Iraklios, Kretë, 10 tetor 2010 NOA – Dy punonjës policie janë nën akuzë pas denoncimit që ka bërë ditën e djeshme një emigrant shqiptar me qëndrim të rregullt në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Denoncimi është bërë ditën e Shtunë në policinë e drejtorisë rajonale të Iraklios në Kretë, nga një 35-vjeçar shqiptar që jeton prej vitesh në vendin fqinjë.

Sipas denoncimit, i riu u ndalua nga dy punonjës policie dhe iu nënshtrua një kontrolli për leje qëndrimi dhe dokumentacion të mjetit të tij.

Gjatë kontrollit, dy policët e kanë vjedhur duke i marrë shumën e 700 eurove që shqiptari kishte në portofol dhe më tej e kanë lënë të vazhdojë rrugën.

Por kjo nuk është pritur mirë nga i riu shqiptar. Ai ka nxituar për në policinë e Iraklios dhe atje ka denoncuar tek uniformat blu, vjedhjen që i ishte bërë nga dy kolegët e tyre.

Përmes të dhënave përkate, policia ka identifikuar kush ishin dy policët që kryen kontrollin e shqiptarit dhe i kanë pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimit.

Gjatë marrjes në pyetje nga një gjyqtar i gatshëm në gjykatën e Iraklios, dy policët kanë mohuar të kenë vjedhur të riun shqiptar. Gjithsesi gjyqtari vendosi që hetimet të vazhdojnë.

Provë e fortë për të dëmtuarin është marrja e portofolit nga dy policët me kërkesën e tyre.

“Ajo që ishte e papranueshme ishte se policët nuk më lejuan t’ua jap unë mjetin e identifikimit por këmbëngulën të marrin portofolin ku e mbaja dhe pasi shkuan në makinën e tyre pak më tutje, kur u rikthyen ma dhanë mbrapsht por pa 700 eurot që kisha”, - ka denoncuar emigranti.

n.s/NOA

KOMENTE