English

Vetëvendosja, Kurti: Zgjedhjet e parakohshme mbahen që të legjitimohet klasa politike

Prishtinë, 10 tetor, NOA – Lëvizja “Vetëvendosja” ka përuruar sot këshillin e saj në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Kreu i lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti, duke folur mbi situatën politike në Kosovë dhe rolin e Lëvizjes që ai drejton u shpreh se “Në Kosovë janë dy projekte që e konfigurojnë skenën politike kosovare, janë negociatat e ardhshme me Serbinë dhe privatizimi neoliberal”.

Sipas Kurtit, edhe zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi duhet të legjitimohet kjo klasë politike, pasi që të dy projektet janë të dëmshëm për Kosovën.

Në këtë kontekst, kreu i Vetëvendosjes, theksoi se “plani i Ahtisaarit e zhveshi Kosovën nga sovraniteti dhe integriteti territorial dhe si e tillë Kosova nuk mund t’u bëjë ballë koncesioneve të ardhshme”.

Ndërkohë, që Kurti sqaroi se privatizimi neoliberal po e zhvesh Kosovën nga pasuritë e saj natyrore, pa vlerësuar në këtë çështje kombëtare faktorin vendor.

Kurti nënvizoi në këtë takim se koncepti politik i Vetëvendosjes është i tillë që vendimmarrja t’i takojë faktorit politik në vend, ndërsa faktori ndërkombëtar të jetë këshillues dhe ndihmues.

“Zhgënjimi i popullsisë duhet të shndërrohet në strukturë të organizuar përndryshe kalon në dëshpërim”, tha në fjalën e tij kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosja shpalli Këshillin e saj për Zhvillimin e Qendrës në Prishtinë, këshill që përbëhet nga 38 anëtarë të lëvizjes.

Adnan Preniqi – Inxh. i Makinerisë

Agron Hamiti – Inxh. i Elektroteknikës

Albulena Haxhiu – Juriste

Berat Lahu – Jurist

Dalip Limani – Prof. Dr. i Kirurgjisë

Dren Kukaj – Jurist

Drenushë Xhemajli – Studente në Univerzitetin Amerikan të Kosovës

Drtëro Nikçi – Audio Inxhinier

Flaka Dika – Prof. në Fakultet të Edukimit

Flamure Brajshori – Juriste

Hatixhe Latifi-Pupovci – Prof. në Fakultet të Mjekësisë

Hedvig Kadriu – Prof. Dr. Kardiolog

Igballe Malushaj – Dr. e specializuar për diabet

Isa Elezaj – Prof. Dr. i Biologjisë

Ismet Latifi – Inxh. i Elektroteknikës

Jusuf Demiri – Inxh. i Makinerisë

Kadër Veseli – Inxh. i Makinerisë

Kemajl Kurteshi – Prof. Dr. i Biologjisë

Kushtrim Kastrati – Ekonomist

Liridon Berisha – Inxhinier

Luljeta Selimi – Prof. E gjuhës dhe letërsisë shqipe

Lum Çitaku – Student në Universitetin Amerikan të Kosovës

Milot Rrustemi – Ekonomist

Mitat Salihu – Afarist

Nezir Myrtaj – Prof. i Fizikës

Nol Binakaj – Arkitekt

Petrit Ahmeti – Arkitekt

Rilind Gërvalla – Gazetar

Rushit Ramabaja – Shkrimtar

Shaban Xheladini – Profesor

Shemsi Rudari – Inxh. i Ndërtimtarisë

Sylejman Ahmeti – Inxh. i Informatikës

Sylejman Krasniqi – Inxh. i Elektroteknikës

Sylejman Pireva – Prof. i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Tahir Tahiri – Teknik i Ndërtimtarisë

Valide Destani – Arsimtare e Matematikës

Zana Maloku – Prof. e gjuhës Angleze

Zylfije Kastrati – Dr. e Dermatologjisë

mit/NOA
KOMENTE