Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizita e Klintonit në Ballkan, detaje nga masat e sigurisë në Kosovë dhe Serbi
English

Vizita e Klintonit në Ballkan, detaje nga masat e sigurisë në Kosovë dhe Serbi

Prishtinë, 10 tetor, NOA - Policia e Kosovës ende nuk i ka përfunduar përgatitjet për vizitën e sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, ndërsa mediat serbe të shtunën kanë raportuar hollësitë e planit të Beogradit për t’i siguruar zyrtares së lartë amerikane vizitë të sigurt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë të shtunën se kanë filluar përgatitjet e planeve policore, të cilat zakonisht bëhen varësisht prej nivelit të vizitës.

“Kjo është vizitë e llogaritur si një vizitë e nivelit të lartë dhe planet policore do të jenë të përgatitura në atë nivel. Ekipi i caktuar është në koordinim me zyrtarët amerikanë”, ka thënë ai. Kelani ka pranuar se “përgatitjet vetëm kanë filluar”, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

“Fillimisht bëhet vlerësimi i rrezikshmërisë e më pas caktohen edhe masat e tjera”, ka thënë ai.

Ndërkaq, personeli përkatës i Protokollit të Departamentit Amerikan të Shtetit ka kohë që ka ardhur në Prishtinë për ta bërë pjesën e vet të punës për vizitën e Klintonit, që do të zhvillohet të mërkurën.

Nga ana tjetër, mediat në Serbi kanë raportuar për planet e sigurisë. Sipas tyre, qendra e Beogradit dhe pjesa më e madhe e Beogradit të Ri do të jenë plotësisht të bllokuar gjatë vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, të martën.

Siguria do të ngrihet në nivelin më të lartë të mundshëm, ka shkruar gazeta “Blic”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të durueshëm, sepse, sipas gazetës, do të kontrollohet madje edhe lëvizja e këmbësorëve.

“Nga aspekti i sigurisë kjo vizitë për ne paraqet ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme”, ka deklaruar ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili ka paralajmëruar se “policia do të sigurojë gjithçka që do të ndodhë për dy ditë nëpër rrugët e Beogradit”. Policia serbe me këtë rast do të zbatojë shkallën e sigurisë nr. 1, çfarë ka qenë edhe me rastin e vizitës së nënpresidentit amerikan, Joe Biden, dhe presidentit rus, Dmitri Medvedev.

Duke u mbështetur në burime të larta policore në Beograd, gazeta “Blic” ka raportuar se për sigurinë e vizitës së sekretares Klinton në Beograd do të angazhohen 5.000 policë, të cilët në çdo 50 metra do të sigurojnë trasenë nga do të lëvizë kolona e Qeverisë amerikane, kurse natyrisht në ndërtesat përreth do të ketë edhe snajperë që do të kontrollojnë situatën në terren.

Në sigurim do të jenë edhe shumë agjentë amerikanë, ka cituar “Blic” burimin e lartë nga MPB-ja e Serbisë, duke mos dashur të precizonte numrin e tyre, por duke theksuar se bëhet fjalë për agjentë të forcave speciale amerikane.

NOA

KOMENTE