English

Gruaja e nobelistit për Paqen, izolohet në arrest shtëpie

Pekin, 11 tetor, NOA – Bashkëshortja e disidentit kinez, i cili u nderua së fundmi me çmimin Nobel për Paqen, Liu Xiaobo, mbahet nën masën e sigurisë të arrestit shtëpiak, nga autoritetet policore kineze.

Lajmi është bërë me dijeni nga organizatat e të drejtave të njeriut, sipas të cilave, Liu Xia nuk lejohet të largohet nga banesa e saj.

Sipas organizatës amerikane “Freedom Nou”, një masë e tillë është marrë pasi ajo i mund t’i komunikojë gjatë vizitave në burg, lajmin e marrjes së çmimit Nobel ndaj të shoqit.

Kjo ndodh ndërsa qeveria kineze ka reaguar kundër vendimit që disidenti Liu Xiaobo të marrë çmimin Nobel për Paqen.

n.e/NOA

KOMENTE