English

Kinë, 10-10- 2010, data perfekte e martesës

Pekin, 11 tetor, NOA - Me mijëra të rinj në Kinë e kanë fiksuar ditën e djeshme si datën perfekte për t’u martuar, pasi kalendari shënonte 10-10-2010.

Për t’u përballur me kërkesat e shumta që ka pasur, zyrat e komunales janë hapur më parë se zakonisht, dhe në të gjithë vendin.

Në Kinë, perfeksioni në martesë daton pikërisht me numrin 10 që simbolizohet me një tortë dhjetë-katëshe.

Edhe në SHBA, mund të themi se ka ndodhur i njëjti fenomen ku kanë qenë të shumta çiftet që kanë vendosur se data 10-10-2010 është dita perfekte për martesën e tyre.

Në Uedding Chapel të Las Vegasit, janë prenotuar rreth 150 të tilla, ndërsa në Kinë ose më saktësisht, në distriktin e Haidianit, janë celebruar martesat e 1 mijë e 200 çifteve.

Në SHBA janë llogaritur përafërsisht se kanë qenë rreth 39 mijë çifte që kanë vendosur se data dhjetë tetor është dita perfekte për celebrimin e martesës së tyre.

r.b/NOA

KOMENTE