Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës nesër në Tiranë
English

Një delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës nesër në Tiranë

Tiranë, 11 tetor, NOA - Nga datat 12 deri 13 tetor 2010, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë një delegacion i Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës i kryesuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës, Ismet Kabashi.

Në përbërje të delegacionit do të jetë Laura Pula, Prokurore e Shtetit dhe Liridonë Kozmaqi, Zëdhënëse në Prokurorinë e Shtetit të Kosovës.

Vizita e delegacionit të Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës, e cila bëhet me ftesë të Kryeprokurores së Përgjithshme, Ina Rama, do të finalizojë dhe nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis titullarëve të dy institucioneve.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se delegacioni mbërrin në vendin tonë nesër në orën 11:00, në pikën kufitare të Morinës, në Kukës.

Axhenda e takimeve të delegacionit kosovar ngërthen një takim nesër pasdite nga ora 17:00 – 18:00 me Prokuroren e Përgjithshme në mjediset e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa të mërkurën delegacioni do të takohet me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, me Kryetaren e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj dhe me Ministrin e Drejtësisë, Bujar Nishani.

mit/NOA
KOMENTE