Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parisi mirëpret ekspozitën e artistëve shqiptarë Artan Shabani dhe Eltjon Valle
English

Parisi mirëpret ekspozitën e artistëve shqiptarë Artan Shabani dhe Eltjon Valle

Paris, 11 tetor/ Milena Selimi - Më datën 29 nëntor”La Gènèrale en Manufacture në Sèvres Paris prezanton ekspozitën personale të artistëve shqiptarë Artan Shabani dhe Eltjon Valle.

“Talking About” është ekspozita në të cilën dy artistët shqiptarë prezantojnë projektet e tyre më të fundit, të cilat konsistojnë në kolazhe dhe mediume të tjera.

Në këtë ekspozitë Artan Shabani prezantohet me një cikël kolazhesh në të cilat trajton histori nga memoria kolektive dhe ajo personale duke u përpjekur të përkthejë kuptimin e pyetjeve, që lindin sipas eksperiencës.

Kurse Eltjon Valle prezantohet me një seri punësh të cilat vijojnë si argumenti i kërkimit rreth The Marinz Project, projekt ky që artisti e çon përpara prej kohësh. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 31 dhjetor në La Gènèrale en Manufacture në Sèvres Paris.

Artan Shabani ka lindur më 1969 në Vlorë. Jeton dhe punon në Venecia. Duke filluar nga viti 2007 është ideatori dhe kuratori i “The Promenade Gallery” në Vlorë, ku midis te tjerash janë prezantuar artistë si Anri Sala, Adrian Paci, Lucie Fontaine etj.

Në 2009, ka qenë kuratori i pavionit Albania – Kosovo në edicionin e katërt të Prague Biennale. Ka ekspozuar gjithashtu edhe në Casa Masaccio Centre for Contemporary Art in San Giovanni Valdarno dhe The National Gallery of Arts, Prishtina (2010), Venice Biennale – 53. Editions - Krossing/Oltre I Confini Tra I Territori" dhe 4th Prague Biennale (2009), Mavi Kum Gallery, Istanbul (2008), The National Gallery of Arts of Macedonia, Scopie (2007), The National Gallery of Arts, Tirana (2006), The National Museum of the Automobile, Turin (2005), The National Library, Florence (2004), Osterbottens Museum Vaasa dhe Bocconi University, Milan (2003), The World Fine Art Fair, Salzburg (2002), Osterbottens Museum Vaasa (2001), Manini Gallery, Turin (2000), Metropole Contemporary Art, Monte-Carlo (1999) etj.

Eltjon Valle ka lindur më 1984 në Kuçovë. Jeton dhe punon në Milano. Ka studiuar dhe është dipllomuar në Accademia delle Belle Arti di Brera, Milan në 2002-2007. Aktualisht është duke mbrojtur masterin po në këtë akademi.

Prej 2010 është ideatori dhe presidenti i Fondacionit “Ibrahim Kodra”.

Ka eskpozuar gjithashtu në The Promenade Gallery, Vlora (2010), Museo D’Arte Contemporanea Villa Croce, Genoa dhe The National Center for Contemporary Art, Moscow (2009), Micro Museum, New York, Taller Siete, Medellin dhe The National Gallery of Arts, Prishtina (2008), Public Art, Trieste, Biennale di Venezia/Off Albanian Pavilion (2007), The National Gallery of Arts, Tirana (2006), Tirana Biennale/Off (2005) etj.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE