Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i BE javën tjetër në Tiranë, Brusa: Tregon interesin për Shqipërinë
English

Presidenti i BE javën tjetër në Tiranë, Brusa: Tregon interesin për Shqipërinë

Tiranë, 11 tetor, NOA - Bashkëpunimi ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë është tepër intensiv dhe kjo shihet qartë nga shkëmbimet e vazhdueshme të vizitave të niveleve të ndryshme në Bruksel dhe Tiranë.

Një fakt të tillë, i ngarkuari me punë pranë delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Brusa, ia ka bërë me dije ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi të përbashkët që zhvilluan të dy gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, vetë vizita që presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, do të zhvillojë javën e ardhshme në Tiranë, është shenjë e qartë e rëndësisë që Bashkimi Evropian i kushton Shqipërisë.

Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, shprehu mirënjohjen për vlerësimin e bërë nga ana e institucioneve evropiane, për arritjet e qeverisë shqiptare në kuadër të plotësimit të kritereve të Udhërrëfyesit, mbi bazën e të cilit u miratua në Parlamentin Evropian vendimi për liberalizimin e vizave, si edhe rikonfirmoi angazhimin dhe vullnetin e qeverisë për të vazhduar më tej në rrugën për plotësimin e standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Një tjetër çështje, e cila u trajtua gjatë këtij takimi ishte edhe ecuria e projekteve që Komisioni Evropian po realizon në Shqipëri, ku të dy bashkëbiseduesit konstatuan me kënaqësi se ka një bashkëpunim intensiv midis autoriteteve shqiptare dhe delegacionit të Bashkimit Evropian, lidhur me realizimin e këtyre projekteve.

n.e/NOA

KOMENTE