Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizat, Berisha: Ndërgjegjsoni elektoratin edhe me fletëpalosje, lëvizja e lirë vetëm për 90 ditë
English

Vizat, Berisha: Ndërgjegjsoni elektoratin edhe me fletëpalosje, lëvizja e lirë vetëm për 90 ditë

Tiranë, 11 tetor, NOA – Lajtmotiv i mbledhjes së sotme të Grupit Kuvendor të Partisë Demokratike ishte liberalizimi i vizave dhe përparësitë në buxhetin e shtetit, që do t’i jepen në mënyrë primare rrugëve të vendit.

Kryeministri Sali Berisha duke e cilësuar vendimin për heqjen e vizave si realizimin e ëndrrës së shqiptarëve theksoi se Shqipëria pati fatin e keq që më shumë se 35 përqind e rinisë dhe pothuajse 25 përqind e popullatës u larguan jashtë vendit në vitet e para të demokracisë.

“Heqja e vizave do u japë mundësi familjeve shqiptare të ndajnë gëzimet mes tyre dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme, pasi shqiptarët do të lëvizin të lirë dhe me dinjitet, si bashkëqytetarët e tjerë të Evropës”, theksoi kryeministri.

Duke iu referuar propagandës që ekzistonte më parë për Shqipërinë, kreu i qeverisë tha se tashmë turistët që shkelin vendin tonë janë të sigurtë.

Por, shefi i ekzekutivit ka kërkuar nga deputetët e mazhorancës që të takohen intensivisht me elektoratin për t’u qartësuar atyre çdo element të këtij procesi të heqjes së vizave.

Duke theksuar se lëvizja e lirë për shqiptarët do të jetë 90 ditë në vendet e BE-së, zoti Berisha tha se qytetarët shqiptarë duhet të qartësohen për qëndrimin e tyre si në rafshin moral, pasi ky është një vendim që ka të bëjë me dinjitetin e shqiptarëve, dhe duhet që edhe përgjigjja e shqiptarëve të jetë e tillë në përmbushje të kërkesave të BE-së.

Në këtë aspekt kryeministri i bëri thirrje deputetëve të bëjnë shumë për ndërgjegjësimin e qytetarëve në mbarë vendin me takime si dhe me duke shpërndarë fletëpalosje me të dhënat teknike.

“Qartësimi teknik duhet marrë si përgjegjësi pasi duhet ta bëjmë të plotë ndërgjegjësimin e qytetarëve, pasi duhet të kuptojmë ndonëse në mënyrë absolute nuk do të ketë probleme, por ne duhet t’i sigurojmë ata se do shkojnë si vizitorë e do kthehen si qytetarë evropianë”, pohoi kryeministri.

Shefi i qeverisë u tha deputetëve të tij se “Nuk duhet që të krijohet as edhe problemi më i vogël me partnerët tanë për këtë proces”.

Kryeministri Berisha shprehu sakaq bindjen se qytetarët shqiptarë do të tregohen të matur gjatë këtij procesi, megjithëse ka këmbëngulur se duhet të nisë një fushatë intensive, që qytetarët të qartësohen çdo të thotë ky vendim i BE-së.

“Askujt nuk duhet t’i shkojë mendja se meqë u hoqën vizat nuk do të ketë përpjekje nga ana jonë, për të vijuar reformat, pasi ne do të vazhdojmë luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit”, nënvizoi kryeministri Berisha në mbledhjen e përjavshme të Grupit Kuvendor të Partisë Demokratike.Vijon...

mit/NOA
KOMENTE