Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha nga Elbasani: Lëvizje e lirë nuk do të thotë qëndrim në vendet e BE
English

Basha nga Elbasani: Lëvizje e lirë nuk do të thotë qëndrim në vendet e BE

Elbasan, 12 tetor, NOA – Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka vënë në jetë i pari apelin e kryeministrit Sali Berisha, që një ditë më parë u kërkoi deputetëve të zbrisnin në bazë dhe të ndërgjegjësonin elektoratin për procesin e heqjes së vizave dhe se ç’farë do të thotë lëvizje e lirë.

Ministri Basha e ka nisur fushatën e tij të sensibilizimit me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të qytetit të Elbasanit, ku ka sqaruar të rinjtë për rregullat që duhen zbatuar menjëherë pas vendimit për heqjen e vizave.

Përballë studentëve zoti Basha theksoi se “Lëvizja e lirë nuk është më ëndërr, porse ajo nuk do të thotë qëndrim në Vendet e Bashkimit Evropian”, duke nënvizuar se afati i qëndrimit në vendet e BE-së, do të jetë vetëm 90 ditë, mandej qytetarët shqiptarë duhet të kthehen në Shqipëri.

Duke sqaruar të rinjtë për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet respektuar në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë keqkuptim, ministri i Brendshëm, tha se “Mënyra se si duhet ta trajtojmë është shumë e rëndësishme, dhe se sipas tij për ndërgjegjësimin e qytetarëve ka nisur fushata dhe se po shpërndahen fletëpalosje e po shfaqn spote publicitare.

Basha theksoi se data 8-9 nëntor është vendimtare për heqjen e vizave, pasi është dita kur Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian në Bruksel do të vendosin për heqjen e vizave.

Në këtë kontekst, zoti Basha shtoi se “qeveria mbështet pajisjen e studentëve me kartë studenti” dhe kërkoi, që universietet të organizojnë ture me studentët në vendet e Bashkimit Evropian.

mit/NOA
KOMENTE