Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dritan Prifti largohet nga LSI. Ku do të shkojë Prifti?
English

Dritan Prifti largohet nga LSI. Ku do të shkojë Prifti?

Tiranë, 12 tetor, NOA – Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti i shkarkuar tri javë më parë nga posti i ministrit, ka bërë pblik sot largimin e tij nga LSI.

Dritan Prifti deklaroi se arsyeja e largimit të tij nga kjo forcë poltike janë mosmarrëveshjet me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, i cili i zuri edhe vendin si ministër i Ekonomisë.

Prifti në një deklaratë të tij tha se është kërcënuar me mesazhe gjatë gjithë lësaj kohe.

Por, tashmë pritet se drejt cilës forcë politike do të shkojë Dritan Prifti.

Pas shkarkimit të tij ai deklaroi se do të ishte në krah të mazhorancës dhe kryeministrit Sali Berisha.

Sipas këtyre gjasave mendohet se Prifti po shkojn drejt Partisë Demokratike.

Mosmarrëveshjet mes Dritan Priftit dhe krerëve të LSI-së, nisën të dalin në pah disa javë më parë, kur në një mbledhje kryesia e LSI-së, vendosi unanimisht, jo në prani të Priftit, shkarkimin e tij si ministër dhe propozimin për vendin e tij, të zëvendëskryeministrit Ilir Meta, i cili u largua nga posti i ministrit të Jashtëm, post që e mbante pas krijimit të qeverisë së koalicionit me kryeministrin Berisha.

Por, disa ditë pas shkarkimit, në një debat televiziv, Prifti akuzoi Metën se po bashkëpunonte me liderin e opozitës për të rrëzuar kryeministrin nga pushteti.

Në rast të realizimit të kësaj ideja, sipas Priftit, Meta do të bëhej kryeministër, ndërsa Prifti do të kthehej në ministrinë e Ekonomisë.

Por, këto deklarata u kundërshtuan dhe u quajtën lajthitje nga kryetari i LSI-së, i cili e cilësoi Dritan Priftin si një njeri me probleme, madje ai cilësoi se ishte ky i fundit që bënte allishverishe me Ramën.

Ish ministri Dritan Prifti deklaroi në atë emision se kishte vënë në dijeni kryeministrin Berisha për të gjitha këto fakte sipas tij, e nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë mund të aludohej se vetë Berisha duke qenë në dijeni mund të bënte një goditje, gjë që s’ka ndodhur, pasi kryeministri mbështeti zëvendëskryeministrin Meta dhe aleatin e tij, duke mos e nëpërkëmbur as ish ministrin e larguar të qeverisë së tij të koalicionit, që mbante një nga portofolet më të rëndësishme, pse jo edhe të majme të qeverisë.

Ish ministri Prifti në kuadër të akuzave është shprehur se e keqja i ka ardhur nga anëtarët e partisë së tij, ndërsa u kuptua gjerësisht se Prifti si natyrë politikani gjatë tërë kësaj kohe bëri shumë armiq.

Ish ministri Dritan Prifti u akuzua nga opozita qysh herët nga opozita kur zona të Veriut të vendit u përmbyt si rezultat i rritjes së nivelit të Fierzës, kohë gjatë të cilës ish ministri ndodhej ende me pushimet e dimrit.

Ai u akuzua gjithashtu nga opozita se kishte shtuar pasurinë e tij përgjatë një viti me 1.8 milion euro, akuza që bënë që Dritan Prifti të lëshonte kundërakuza ndaj Ramës, si përdorues droge dhe për dëshirat e tij perverse seksuale.

Por, Dritan Prifti, njihet edhe si nismëtari i koalicionit PD-LSI, pasi ishte i pari që si deputet i Fierit do të bashkonte mandatin e tij me mazhorancën e Berishës.

mit/NOA

KOMENTE