Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Largimi nga LSI, NOA publikon letrën e plotë të Dritan Priftit
English

Largimi nga LSI, NOA publikon letrën e plotë të Dritan Priftit

Deshmia e plote e deputetit te Kuvendit te Shqiperise, nenkryetarit te LSI, ish Minister i Ekonomise, Tregetise dhe Energjise ne Qeverine e Kryeministrir Sali Berisha, Dritan Prifti

Tiranë, 12 Tetor 2010 NOA – Dritan Prifti, ministri që drejtoi ekonominë e vendit për një vit pasi LSI u fut në qeverinë e Berishës, ka shkruar një letër për partinë e tij ku tregon largimin përfundimtar dhe shpjegon arsyet e vendimit.

Në letër Prifti thotë se “kam marre kete vendim perfundimtar pas disa mesazheve te shkembyera me Ilir Meten ku ai me permendte dhe kater femijet e mi”.

Kurse pohon se “atij mesazhi une nuk iu pergjigja, sepse mu duk si ato kercenimet qe kam marre muajt e fundit si Minister, ku kercenuesit me permendnin femijet dhe se i dinin shkollat e tyre”.

Më tej Prifti thotë se “ka duruar shume kohet e fundit” dhe detajon duke marrë në mbrojtje dhe njerëz të tjerë: “Kam duruar shume vitin e fundit. Kam duruar presione per tenderë, koncesione apo privatizime. Kam duruar si me arrestonin me buje, ne zyrat e ministrisë, këshilltarin tim te pafajshëm, per te me bere mua presion per detyren, per te pare me vone lirimin e tij dhe tërheqjen e akuzës. Kam duruar, bashke me familjen e mikut tim Eduard Belegu, zhdukjen pa gjurme te tij dhe neglizhencen totale te policise per te hedhur drite mbi kete ngjarje. Kam duruar goditje te bashkepunetoreve te tjere, vetem se ata përballeshin dhembe per dhembe me mafian per te ndaluar kontrabanden dhe korrupsionin”.

Më poshtë vijon letra e plotë:

“Te dashur vellezer dhe motra, anetare, simpatizante apo votues te Levizjes Socialiste per Integrim,

Sot kam marre nje vendim, per te cilin kam disa kohe qe mendoj seriozisht. Kam vendosur te largohem nga Levizja Socialiste per Integrim, te cilen vete e kam bashke-themeluar disa vjet me pare. Me vjen shume keq te ndahem nga shume shoke e shoqe, miq e simpatizante, te shperndare ne gjithe Shqiperine, me te cilet kemi besuar se mund te kontribonim per me te miren e vendit tone, te partise tone dhe familjeve tona. Por me vjen shume mire qe ndahem nga shume te tjere, te cilet politiken e shohin si mjet intrige, grabitje apo shantazhi ndaj te tjereve.

Dje e kam marre kete vendim perfundimtar pas disa mesazheve te shkembyera me Ilir Meten ku ai me permendte dhe kater femijet e mi.

Atij mesazhi une nuk iu pergjigja, sepse mu duk si ato kercenimet qe kam marre muajt e fundit si Minister, ku kercenuesit me permendnin femijet dhe se i dinin shkollat e tyre.

Kam duruar shume kohet e fundit. Kam duruar shume vitin e fundit. Kam duruar presione per tendera, koncesione apo privatizime. Kam duruar si me arrestonin me buje, ne zyrat e ministrise, keshilltarin tim te pafajshem, per te me bere mua presion per detyren, per te pare me vone lirimin e tij dhe terheqjen e akuzes. Kam duruar, bashke me familjen e mikut tim Eduard Belegu, zhdukjen pa gjurme te tij dhe neglizhencen totale te policise per te hedhur drite mbi kete ngjarje. Kam duruar goditje te bashkepunetoreve te tjere, vetem se ata perballeshin dhembe per dhembe me mafian per te ndaluar kontrabanden dhe korrupsionin. Kam duruar presione te mafias me kollare per ndryshime ligjore apo vendime qeverie, qe kisha propozuar une, per te luftuar korrupsionin dhe anti-ligjin. Kam duruar te njohur apo bashkepunetore te mi te afert, qe ne emer te kryetarit te LSI, me benin presione me shkarkim nga detyra. Cdo muaj me jepej si kercenim data se kur do te shkarkohesha nga detyra, nga“ shoke“ te LSI. Kam duruar sms e shkarkimit ne diten e vdekjes se gjyshes qe me ka rritur, dhe qe e kam dashur si femije me shume se cdo gje tjeter ne bote. Durova dhimbjen e braktisjes nga shoket e LSI ne diten e varrimit te gjyshes time. Ata ne vend qe t’me vinin ne varrim, t’me ngushellonin per humbjen e madhe qe kisha pesuar, organizuan nje mbledhje kryesie te LSI per te shkarkuar ministrin e tyre e suksesshem, pa ja degjuar fare fjalen.

Durova shkarkimin tim te padrejte. U ngrita mbi veten time dhe deklarova publikisht qe isha mirenjohes ndaj LSI qe me dha shansin te kontriboja nje vit ne qeveri. Deklarova qe do qendroja ne LSI edhe pas kesaj. Durova genjeshtrat publike te Ilir Metes se me kishte ofruar vend tjeter ne qeveri dhe se une nuk kisha pranuar. Durova deklaratat e Luan Rames, qe me quanin te semure mendor, duke u perpjekur ta shfajesoj ate, meqe i duhet pushteti ne LSI per te shlyer borxhet qe ka ne kazinote e Tiranes. Durova informacionet qe merrja nga mediat, se Spartak Braho kerkonte te botonte me cdo kusht disa letra populli te stisura kunder meje. Kam duruar shume provokime, shume thashetheme, shume intriga, shume dashakeqesi.

Vellezer dhe motra,

Jam shume i zhgenjyer qe kryetari i LSI me ka quajtur mua ne konference shtypi si “peng i mafias“, pavaresisht se disa dite me pas e mohoi kete fakt. Jam shume i zhgenjyer qe ai shkarkon nga detyra pa asnje shkak psh Adrian Dautin qe ka qene kordinator i LSI per Mallakastren dhe emeron ne vend te tij nje tjeter qe ka qene komisioner i PS ne zgjedhjet e fundit, sikur LSI te mos kishte kuadro te tjere qe do ta benin shume me mire kete detyre. Jam shume i zhgenjyer qe ai ka nxjerre sekseret e tij ne treg per te blere deputet te Partise Socialiste me cmime skandaloze. Dje sekseret e tij i kane bere kete oferte nje deputeti te PS nga Fieri. I kane ofruar shume para, kontroll te plote mbi Albpetrolin si ndermarrje dhe vendin nr.1 ne listat e LSI ne qarkun Fier. Sekseret e tij, dhe ai vete, e kane me te lehte te shkojne te blejne deputete nga PS, sesa te respektojne deputetet e LSI, te cilet kane luftuar me gjak per te siguruar ato mandate deputeti.

Kryetari i LSI hedh poshte cdo sakrifice, cdo miqesi, cdo bashkepunim, cdo kontribut, nese ne nje rast te vetem atij nuk i plotesohet deshira, qofte dhe kur deshira e tij nuk mund te plotesohet per shkak te ligjit. Sakrificat, miqesia, bashkepunimi dhe kontributi im filluan te hidhen poshte kur nje tender ne Albpetrol nuk e fitoi BH, sepse komisioni atje e skualifikoj per mangesi ne dokumentacion. Gjerat u perkeqesuan kur nje koncesion gjykata nuk te lejonte tja jepje dot YT. Me vone u prishen me keq punet kur nje privatizim nuk mund ta meritonte M, pavaresisht se ai kishte merituar te tjera me pare.

Ne detyren time si Minister une jam perpjekur te beja me te miren. Si Minister i propozuar nga LSI, une i kam sherbyer LSI ne maksimumin e mundshem, brenda hapesirave ligjore. Qeveria dhe Ministria jane mbi te gjitha ne sherbim te vendit dhe publikut te gjere, dhe nuk mund te jene cifligje personale apo partiake. Pa shkelur asnje ligj, dhe pa demtuar askend tjeter, une kam bere maksimumin per te respektuar dhe kontribuar per LSI. Ka mijera deshmitar te ketij respekti dhe kontributi.

Nje emocion te vecante kam kur mendoj per miqte e mi te shumte qe jetojne ne rrethet Lushnje, Fier dhe Mallakaster. Dhimbjen me te madhe e ndjej per ata. Detyrimin me te madh e kam per ata. Do te kete nje periudhe te veshtire per ata, sepse do te filloj nje persekutim nga drejtues te LSI. Do largohen nga puna disa, dhe te tjereve do ti mbyllen dyert e pushtetit. Kjo periudhe do te jete e shkurter. Gjate kesaj periudhe une do te kerkoja mirekuptimin e tyre, qe te mos marrin asnje kosto per shkakun tim. Te mos deklarohen hapur qe jane mbeshtetesit e mi, per te evituar goditjet ndaj tyre. Kostot e veprimit tim duhet te jene vetem kostot e mia. Une nuk deshiroj te vuaj askush persekutimin politik per shkakun tim. Megjithate, une kam bindjen se ata do te rezistojnë.

Une do te jem aktiv politikisht dhe shume shpejt do vendos ne lidhje me perkatesine time te re partiake. Ashtu sic jemi konsultuar gjithmone, une perseri do konsultohem me ju. Nuk gjykova te bej konsultime publike perpara ketij vendimi per tu larguar nga LSI, sepse doja te evitoja perplasjet tuaja me kundershtaret brenda partise. Doja te evitoja ekspozimin tuaj te panevojshem, dhe doja te eleminoja kostot qe ju mund te merrnit nga mbeshtetja qe me beni mua. Me mendje dhe zemer te hapur, une ju premtoj se do vazhdoj luften time politike edhe per ju. Do te punoj qe shtepia jone e ardhshme te kete vend per te gjithe ju. I lutem Zotit qe koha te jete sa me e shkurter dhe ribashkimi jone sa me i mbare.

Ne LSI une kam shume miq dhe shoke. LSI-ja ka intelektual te perkushtuar ndaj Shqiperise, njerez patriot dhe dijetar qe mund te sherbejne ne majat me te larta te pushtetit. Une nuk jam ndare prej tyre. Po ndahem prej Ilir Metes dhe nje kaste te vogel qe e ka bere te pamundur bashkejetesen time brenda kesaj partie.

Ilir Meta mua me do te keqen, ai punon per te keqen time. Javet e fundit kam kuptuar qe ai ka qene nxitesi kryesor i akuzave ndaj meje per deklarimin e pasurise. Si burracak ka frymezuar disa media dhe opoziten qe te neperkembe deklarimin transparent te pasurise qe ka bere bashkeshortja ime. Une nuk jam marre kurre me bashkeshorten e tij, jo se jam i paafte te merrem, por sepse respektoj disa norma shqiptare dhe qytetare. Une nuk jam marre kurre me pasurine e tij, jo se jam i paafte te merrem. Ne te ardhmen e afert, une do ti pergjigjem atij me te njejten monedhe, per cfaredo gjeje qe ai zgjedh te merret me mua, perfshire pasurine.

Po largohem nga LSI, dhe pushteti i saj, per ti derguar nje mesazh te gjitheve atyre qe akuzohen, qe te mos fshihen pas pushtetit, per te bere transparente situaten e tyre. Te hetohet cdo gje ne lidhje me pasurine time dhe te bashkeshortes time. Une dhe familja ime nuk kemi nevoje per tu fshehur pas pushtetit per te mbrojtur ato qe vete kemi bere transparente.

Ne fund, po largohem sepse gjykoj se LSI ka humbur dhe vazhdon te humbe elektorat. Dje ne konventen e Tiranes, LSI u detyrua te mbushe sallen me autobuza nga rrethet e tjera te vendit. Ne zgjedhjet e ardhshme, me menyren si ajo po drejtohet, do te mbetet jashte parlamentit. Sot shqiptaret i gjykojne dhe votojne politikanet nga veprimet. Veprimet e Ilir Metes une nuk mund ti mbeshtes me tej. Shpresoj shume qe distancimin tim nga Ilir Meta shqiptaret t’ma kuptojne ashtu sic eshte. Kam bindjen qe miqte dhe shoket e mi me mirekuptojne. Ata dine dhe me shume se kaq.

Zoti ju sjellte mbaresi ne jetet tuaja.

Sinqerisht,

Dritan Prifti

Deputet

KOMENTE