Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkarkohet kreu i Shëndetit Publik, Alban Ylli, LSI merr zgjerim me Enver Roshin
English

Shkarkohet kreu i Shëndetit Publik, Alban Ylli, LSI merr zgjerim me Enver Roshin

Tiranë, 12 Tetor 2010 NOA – Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, dr. Alban Ylli është shkarkuar nga detyra që mbante prej pak vitesh, për t’i hapur rrugë “oreksit” të Lëvizjes Socialiste për Integrim në kuadrin e zgjerimit të saj në pushtetin qendror e strukturat përkatëse të piramidës shtetërore.

Burime nga ISHP i thanë sot agjencisë NOA se Alban Ylli nuk do të jetë më drejtor i këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor.

Në vend të tij, LSI ka dërguar dr Enver Roshin i cili do të jetë drejtori i ri i ISHP.

Burimet bënë të ditura se shkarkimi i Alban Yllit ka qenë i papritur për vetë drejtuesin tashmë të larguar ndërsa nuk u dha ndonjë motivacion i qartë për urdhër-lirimin nga detyra.

Instituti i Shëndetit Publik është bërë i njohur shumë vitet e fundit nga një numër i madh sondazhesh të kryera në kategori të ndryshme sociale duke marrë informacione të vlefshme për studim e po ashtu ka përballuar dhe flukse të rrezikut që vinte nga viruse të rrezikshme si ai i gripit të shpendëve, gripit të derrit, etj.

e.r/NOA

KOMENTE